Politikë, jeta, archive

Maqedoni, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti takohet me arbëreshët e Kalabrisë

24.09.2014 - Përdıtësım : 24.09.2014
Maqedoni, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti takohet me arbëreshët e Kalabrisë

SHKUP (AA) – Në Komunën e Çairit kryetari i saj Izet Mexhiti u takua me arbëreshët e Kalabrisë ku në këtë aktivitet u firmos memorandum për bashkëpunim, në të cilën morën pjesë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ambasadori i Kosovës dhe Italisë, përfaqësues të arbëreshëve në Itali dhe mysafir nga Kalabria dhe Sicilia, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, mysafirët e Arbreshës i quajti si pjesa më e dashur dhe më e respektuar e kombit duke kujtuar të kaluarën e tyre të vuajtur dhe të vështirë si pasojë e një detyrimi të larguar nga trojet arbërore qindra vite më parë, të cilët përkundër të kaluarës së hidhur kanë arritur të ruajnë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë kulturore. Po ashtu Mexhiti ka mirëpritur ardhjen e tyre duke theksuar se ato nuk u kënaqen vetëm me ruajtjen e kësaj kulture, por me një dashuri për pushtim dhe dhunti të veçantë krijuan vepra të artit dhe kulturës si Jeronim De Rada, Gavril Dara e shumë të tjera.

Ardinari, kryetar i një bashkësie në Kalabri e cila ruan ndjenjat kombëtare shqiptare, tha se gjithë përpjekjet janë kryer gjatë shekujve, mirëpo fatkeqësisht në kohët e fundit kanë vështirësi  për shkak të krizës ekonomike dhe janë ballafaquar me disa probleme që ndikojnë në mirëmbajtjen e kulturës vetjake në fshatrat e Arbërisë.

“Shumë arbëreshë për arsye pune janë të detyruar të largohen nga vendbanimet duke u arratisur në vendet e ndryshme të Evropës për të gjetur punë. Kjo më shumë ndodh tek të rinjtë, të cilët janë të detyruar për shkak të krizës ekonomike të arratisen në Italinë veriore dhe ekzistojnë martesa midis italianëve dhe arbëreshëve e cila ndikon në mirëmbajtjen e trashëgimisë gjuhësore” - tha Ardinari.

Kryetari i Shën Sofisë, Xhan Franko theksoi se kjo është vetëm fillimi i një bashkëpunimi që në të ardhmen do të jetë e rëndësishme, si në fushën kulturore po ashtu edhe në fushën e marrëdhënieve turistike midis dy vendeve, të Italisë dhe Maqedonisë.

Në fund Mexhiti deklaroi: “Ky manifestim është nën përkujdesin e zotit Ali Ahmeti, dhe ne komunat shqiptare në Republikën e Maqedonisë kemi marrë për obligim të vëllazërohemi me të gjitha komunat Arbëreshe, si dhe ky vëllazërim të shtrihet edhe në fushat tjera, si universitetet tona, shkollat e mesme, dhe të gjitha institucionet tjera”

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın