Politika e informimit

ANADOLU AJANSI T. A. Ş.

TEKSTI SQARUES PËR MBROJTJEN DHE PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE

  1. QËLLIMI DHE PËRFSHIRJA

1.1. Teksti sqarues për mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave personale (“Teksti Sqarues”) i Anadolu Ajansı T.A.Ş. (“Anadolu Ajansı”) është përgatitur për t’ju informuar dhe sqaruar në mënyrë transparente në lidhje me mënyrat e grumbullimit të të dhënave tuaja personale, qëllimet dhe arsyet ligjore për aktivitetet e përpunimit të të dhënave personale, nëse të dhënat personale janë duke u transferuar në lidhje me parimet dhe të drejtat tuaja si pronari i të dhënave të lidhura me këtë, në bazë të Nenit 10 të Ligjit 6698 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që ka të bëjë me përpunimin e të dhënave personale të siguruara nga përdoruesit dhe/ose të dhënave të siguruara nga palët e treta prej faqeve të internetit www.aa.com.tr (....).

1.2. Informacion të detajuar në lidhje me të dhënat personale të siguruara nëpërmjet të Dhënave Cookies gjatë vizitës së Abonentëve dhe Vizitorëve që përdorin faqet e internetit të Anadolu Ajansı, shikoni “POLITIKA E PRIVATËSISË DHE TË DHËNAVE COOKIES NË FAQEN E INTERNETIT ANADOLU AJANSI T. A. Ş.”

1.3. Anadolu Ajansı mund të përditësojë dhe ndryshojë këto dispozita të Tekstit Sqarues në çdo kohë duke i publikuar ato në faqet e internetit të përmendura më sipër. Përditësimet dhe ndryshimet e bëra nga Anadolu Ajansı do të hyjnë në fuqi që nga data e publikimit në faqen e internetit.

1.4. Të gjithë Abonentët dhe Përdoruesit në Tekstin Sqarues do të referohen si Vizitues.

  1. PËRKUFIZIME dhe SHKURTIME

Disa shprehje që gjenden në këtë Tekst Sqarues përkufizohen si në vijim:

Abonent                      : Personi fizik ose juridik i cili përfiton në mënyrë të veçantë nga shërbimet e Anadolu Ajansı përmes sistemit të abonentëve;

Anadolu Ajansı           : Shoqëria Aksionare Turke Anadolu Ajansı me adresë: Eti Mah. GMK Bulvarı No: 132 Çankaya/Ankara, Turqi;

Të Dhënat Cookies     : Skedarë të vegjël tekstualë të deponuar në pajisjen ose serverin tuaj përmes skanuesve nga ana e faqeve të vizituara të internetit;

Faqja e Internetit       : Faqet e internetit www.aa.com.tr dhe (....) të drejtuara nga Anadolu Ajansı;

Të Dhënat Personale  : Çdo e dhënë e personit fizik me identitet të hapur ose që mund të identifikohet;

Përpunimi i të Dhënave Personale: Çdo proces që realizohet mbi të dhënat, siç janë sigurimi i të dhënave në mënyrë tërësisht ose pjesërisht automatike ose joautomatike me kusht që të jenë pjesë e çfarëdo sistemi për regjistrimin e të dhënave, regjistrimi i tyre, deponimi, ruajtja, ndryshimi, rirregjullimi, shpalosja, përçimi, transferimi, transformimi i tyre në të dhëna të qasshme, klasifikimi dhe pengimi i përdorimit të tyre;

Pronari i të Dhënave Personale: Personi fizik të dhënat personale të të cilit përpunohen;

Përdoruesi                  : Vizitorët dhe Abonentët të cilët përdorin faqet e internetit të Anadolu Ajansı duke hapur emër përdoruesi dhe fjalëkalim në mënyrë që të fitojnë qasje në këto faqe;

KVKK                         : Ligji 6698 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i cili hyri në fuqi më 7 prill të vitit 2016 me shpalljen në Gazetën Zyrtare;

Përpunuesi i të Dhënave: Personi fizik ose juridik i cili përpunon të Dhënat Personale me autorizim të përgjegjësit të të dhënave dhe në emër të tij;

Përgjegjësi i të Dhënave: Personi fizik ose juridik i cili cakton qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të Dhënave dhe është përgjegjës për krijimin dhe drejtimin e sistemit të regjistrimit të të dhënave;

Vizitori                       : Personi që përdor online për çfarëdo qëllimi faqet e internetit www.aa.com.tr, (…) të Anadolu Ajansı;

  1. KONTROLLUESI I TË DHËNAVE

Në pajtim me KVKK, të Dhënat tuaja Personale që i keni shpërndarë në cilësinë e Vizitorit ose janë marrë nga palë të treta, do të mund të mblidhen dhe përpunohen nga Kontrolluesi i të Dhënave i emëruar nga Anadolu Ajansı në korniza të specifikuara më poshtë.

  1. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

Llojet dhe numri i të dhënave do të ndryshojnë në varësi të marrëdhënies mes jush dhe Anadolu Ajansı dhe qëllimit të përpunimit; më poshtë është specifikuar se cilat janë të Dhënat tuaja Personale të cilat i ndani me Anadolu Ajansı ose të cilat Anadolu Ajansı i siguron nga persona të tretë.

Informacionet për Emrin dhe Kontaktin: Emri, mbiemri, numri i celularit, numri fiks, numri i punës, adresa, adresa e postës elektronike, të dhënat rreth faturës, numri amë, fotokopja e letërnjoftimit dhe dokumentet e tjera relevante.

Informacionet rreth Vërtetimit të Identitetit : Të dhënat e anëtarësisë së Vizitorëve, fjalëkalimet që përdoren për vërtetimin e identitetit dhe qasje në llogari, Emri i Përdoruesit, të dhënat kontaktuese, numrat e përdoruesit.

Të Dhënat Demografike : Data e lindjes, mosha, gjinia, statusi martesor, statusi arsimor, profesioni, fushat e interesit, të dhënat rreth gjuhës së preferuar.

Të Dhënat e Përdorimit dhe Favoritët: Të dhënat për orën dhe datën të përdorura në publikimet e Anadolu Ajansı, përmbajtjet e lexuara përmes faqes së internetit, etiketat, kategoritë, data e hyrjes së fundit në faqen e internetit, faqet e vizituara të internetit, numri i faqeve të hapura, kohëzgjatja e vizitës dhe numri i qëllimeve të plotësuara, termet e shkruara gjatë kërkimit, kategoritë e lajmeve të vizituara, gabimet gjatë përdorimit të shërbimit dhe probleme të ngjashme, përfshirë të dhënat e Vizitorëve të grumbulluara përmes softuerëve dhe mjeteve të ndryshme teknologjike, por pa u kufizuar vetëm në këto.

Të Dhënat e Lokacionit: Përfshijnë të dhënat sensitive ose të përafërta të lokacionit të Vizitorëve. Të dhënat e lokacionit të nxjerra nga GPS dhe të dhënat rreth lokacionit IP dhe adresat port, përdoren derisa Vizituesi përdor aplikacionet mobile të Anadolu Ajansı, në rast se dëshiron të kërkojë përmbajtjet rreth lokacionit të tij dhe në rast se Vizitori jep lejen në lidhje me këtë.

Të Dhënat e Pagesës : Të dhënat siç është fatura e abonentit dhe të dhënat e pagesës (emri, mbiemri, adresa e faturës, numri amë, numri i taksës), faturat e dërguara tek abonenti dhe shembujt e fletëpagesave të marra nga anëtarët, numri i pagesës, numri i faturës, shuma e faturës, data e faturës.

Të Dhënat e Përmbajtjes: Informacione të anëtarësimit, përshkrimi i njoftimit, përshkrimi i zgjidhjes, kënaqshmëria, shkaku i njoftimit, shënimi i klientit, data e rinovimit të abonimit, përmbajtja e gabuar e specifikuar gjatë përdorimit të shërbimit, statusi i njoftimit të ndërmjetëm, njoftimi i ndërmjetëm, shkaku i kërkimit etj.

  1. PARIMET E PËRGJITHSHME NË LIDHJE ME PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE, KUSHTET DHE QËLLIMET E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

5.1.  Në bazë të parimeve të përgjithshme të përcaktuara në Nenin 4 të ligjit KVKK, të Dhënat tuaja Personale përpunohen;

  • Në përputhje me ligjin dhe rregullat e drejtësisë,
  • Në mënyrë të drejtë dhe, në rast nevoje, të përditësuar,
  • Për qëllime të caktuara, të hapura dhe legjitime,
  • Të lidhura me qëllimin e përpunimit, të kufizuara dhe proporcionale,
  • Siç parashihet në rregulloren relevante ose duke u mbrojtur brenda kohës së nevojshme për qëllimin me të cilin përpunohen.

5.2. Të dhënat personale nuk mund të përpunohen pa pëlqimin e hapur të Pronarit të të Dhënave Personale në pajtim me Nenin 5 të KVKK-së. Megjithatë, në rast të ekzistencës së një prej kushteve të mëposhtme sërish sipas nenit të njëjtë, është e mundur të përpunohen të Dhënat Personale pa marrë parasysh miratimin e hapur të Pronarit të të Dhënave:

  • Nëse parashihet haptazi në ligje,
  • Nëse një person e ka të pamundur të shpalosë miratimin e tij ose nuk i njihet vlefshmëria ligjore e miratimit dhe detyrohet mbrojtja e integritetit jetësor ose fizik të tij ose të një personi tjetër,
  • Nëse lidhet drejtpërdrejt me krijimin ose pëfundimin e një kontrate dhe kërkohet përpunimi i të dhënave personale që i përkasin palëve në kontratë,
  • Nëse është e detyrueshme që Kontrolluesi i të Dhënave të plotësojë detyrimin e tij ligjor,
  • Nëse Pronari i të Dhënave Personale vetë bëhet publik,
  • Nëse përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për vendosjen, përdorimin ose mbrojtjen e një të drejte,
  • Nëse të dhënat duhet të përpunohen për interesat legjitime të Kontrolluesit të të Dhënave, me kusht që të mos dëmtohen të drejtat dhe liritë themelore të Pronarit të të Dhënave Personale.

5.3. Anadolu Ajansı të Dhënat Personale që janë pjesë e këtij Teksti Sqarues i përpunon për qëllimet poshtëpërmendura:

Informacionet për Emrin dhe Kontaktin :Për vlerësim brenda kompanisë, komunikim, regjistrimin e Vizitorëve, sigurimin e informacionit të Abonentit potencial, zhvillimin e procesit pas shitjes, zhvillimin e punës, për grumbullim, promovim, analizë, menaxhim të ankesave, menaxhim të proceseve të kënaqshmërisë së abonentëve, marketing, hulumtim, faturim, zhvillim të aktiviteteve operacionale, matjen e cilësisë së shërbimit, zhvillim, inspektim, kontrollë, omptimizim, verifikim të klientit, shitje, identifikim dhe parandalim të mashtrimit;

Informacionet Rreth Vërtetimit të Identitetit:Për regjistrimin e përdoruesit, njoftimin e problemit/gabimit, kontroll, zhvillimin e aktiviteteve operacionale, zhvillimin e proceseve pas abonimit, zhvillimin e punës, grumbullim, vlerësim brenda kompanisë, menaxhimin e portfolios së klientit, matjen e cilësisë së shërbimit, komunikim, optimizim, inspektim, menaxhim të rrezikut, inspektim, verifikim të klientit, identifikim idhe parandalim të mashtrimit;

Të Dhënat Demografike:Për vlerësim brenda kompanisë, analizë, komunikim, zhvillimin e procesit pas shitjes, zhvillimin e punës, grumbullim, për të dhënat e përdorimit dhe fushat e interesit, favoritët, marketing, shitje, reklamim, inspektim dhe kontroll, menaxhim të rrezikut, zhvillimin e procesit pas shitjes, zhvillimin e punës, grumbullim, vlërësim brenda kompanisë, shërbime pas shitjes, matjen e cilësisë së shërbimit, zhvillim, komunikim, kryerjen e proceseve të menaxhimit të ankesave, kryerjen dhe zhvillimin e akiviteteve operacionale, regjistrim, njoftim të problemit/gabimit;

Të Dhënat e Përdorimit dhe Favoritët :Për regjistrimin e përdoruesit, njoftim të problemit/gabimit, kontroll, kryerjen dhe zhvillimin e aktiviteteve operacionale, shërbime pas shitjes dhe zhvillimin e proceseve pas shitjes, zhvillimin e punës, grumbullim, vlerësim brenda kompanisë, reklama të sjelljes virtuale dhe marketing, menaxhim të portfolios së Abonentit, matjen dhe zhvillimin e cilësisë së shërbimit, promovim, analizë, përcaktim të fushave të interesit, rezultate, profilizim, marketing, shitje, reklamë, kontakt, kryerjen e proceseve të ankesave, regjistrim, njoftim të problemit/gabimit.

Të Dhënat e Lokacionit:Për përdorimin, inspektimin dhe kontrollomin e funksioneve Portale në varësi të lokacionit ose në lidhje me të.

Të Dhënat e Pagesës:Për menaxhimin e proceseve të faturimit, kontabilitet, zhvillimin e proceseve pas shitjes, zhvillimin e punës, grumbullim, vlerësim brenda kompanisë, rezultate, profilizim, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, shërbime pas shitjes, komunikim, marketing, inspektim, kontroll, proceset e kryera me ofruesit e shërbimeve të pagesës.

Përmbajtja:Për zhvillimin e punës, optimizim, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, inspektim, kontroll, zhvillimin e aktiviteteve operacionale, promovim, vlerësim brenda kompanisë, menaxhimin e abonentëve, analizë, rezultate, profilizim, zhvillimin e proceseve pas shitjes, grumbullim, shërbime pas shitjes, komunikim, matjen e cilësisë së shërbimit, zhvillim, kryerjen e proceseve të menaxhimit të ankesave.

  1. MËNYRA E GRUMBULLIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE DHE SHKAQET LIGJORE

6.1. Të Dhënat tuaja Personale mund të grumbullohen, përpunohen dhe transferohen nga Anadolu Ajansı përmes

· Formularëve të abonimit,

· Formularëve të kontaktimit në faqet e internetit,

· Vizitave në faqet e internetit,

· Formularëve të regjistrimin në E-Buletinë,

· Formularëve të anëtarësimit,

· Kontratave të arritura,

në përputhje me parimet themelore të parapara me ligjin KVKK duke u bazuar në shkaqe ligjore, për qëllime të specifikuara në Tekstin Sqarues në kuadër të kushteve të përpunimit të të Dhënave Personale të përcaktuara në Nenet 5 dhe 6 të KVKK-së.

6.2. Të Dhënat tuaja Personale të përfshira në Tekstin Sqarues mund të përpunohen duke u bazuar në shkaqet ligjore të poshtëpërmendura:


Informacionet për Emrin dhe Kontaktin : Nëse përfshihen drejtpërdrejt në krijimin ose ekzekutimin e një kontrate.

Informacionet rreth Vërtetimit të Identitetit: Nëse lidhen drejtpërdrejt me krijimin ose ekzekutimin e një kontrate, nëse është e nevojshme që Kontrolluesi i të Dhënave të zbatojë detyrimin ligjor, nëse përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për vendosjen, përdorimin ose mbrojtjen e një të drejte dhe nëse nevojitet për interesat legjitime të Kontrolluesit të të Dhënave.

Të Dhënat Demografike : Nëse lidhen drejtpërdrejt me krijimin ose ekzekutimin e një kontrate, nëse është e nevojshme që Kontrolluesi i të Dhënave të zbatojë detyrimin ligjor, nëse përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për vendosjen, përdorimin ose mbrojtjen e një të drejte dhe nëse nevojitet për interesat legjitime të Kontrolluesit të të Dhënave.

Të Dhënat e Përdorimit dhe Favoritët: Nëse nevojitet për interesat legjitime të Kontrolluesit të të Dhënave.

Të Dhënat e Lokacionit : Nëse lidhen drejtpërdrejt me krijimin ose ekzekutimin e një kontrate.

Të Dhënat e Pagesës : Nëse parashihet haptazi në ligje, nëse drejtpërdrejt lidhen me krijimin ose ekzekutimin e një kontrate, nëse është e nevojshme që Kontrolluesi i të Dhënave të zbatojë detyrimin ligjor, nëse përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për vendosjen, përdorimin ose mbrojtjen e një të drejte dhe nëse nevojitet për interesat legjitime të Kontrolluesit të të Dhënave.

Përmbajtja : Nëse parashihet haptazi në ligje, nëse drejtpërdrejt lidhen me krijimin ose ekzekutimin e një kontrate, nëse është e nevojshme që Kontrolluesi i të Dhënave të zbatojë detyrimin ligjor, nëse përpunimi i të dhënave është i detyrueshëm për vendosjen, përdorimin ose mbrojtjen e një të drejte dhe nëse nevojitet për interesat legjitime të Kontrolluesit të të Dhënave.

  1. TRANSFERIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

7.1. Anadolu Ajansı mund të ndajë të Dhënat Personale që janë pjesë e Tekstit Sqarues dhe të dhënat e reja që ka siguruar duke përdorur këto të Dhëna Personale me persona të tretë fizikë dhe/ose juridikë, përfshirë ofruesit e burimeve të jashtme, firmat e transportit të mallrave, zyrat e avokatisë, firmat hulumtuese, qendrat e thirrjeve, firmat softuerike në lidhje me menaxhimin e ankesave dhe garantimin e sigurisë, agjencitë, firmat këshillimore, firmat në sektorin e botimit, bankat dhe rrjetet sociale, si dhe, në rast nevojash ligjore, me institucione relevante, organizata, departamente dhe organe administrative dhe gjyqësore, në mënyrë për të zbatuar detyrimet e kontratës/marrëdhënies me Pronarin e të Dhënave Personale, për të zhvilluar përvojën e Përdoruesit (përfshirë përmirësimin dhe përshtatjen), për të garantuar sigurinë e Pronarit të të Dhënave Personale, për të identifikuar dhe penguar mashtrimin, për të zhvilluar shërbimet e ofruara, për të kryer hulumtime vlerësuese operative, për të tejkaluar gabimet, për të vërtetuar identitetin e Përdoruesit, për të zhvilluar performancën e sistemit, konkretisht për të realizuar cilëndo nga qëllimet e lartëpërmendura në pjesën e qëllimeve të përpunimit dhe në rastet e radhitura në pjesën 5.2 të këtij Teksti Sqarues.

7.2. Ashtu siç mund t'ua transferojë të Dhënat Personale personave të tretë brenda vendit në masë të kufizuar dhe proporcionale në korniza të qëllimeve të lartëpërmendura, Anadolu Ajansı mund t'i transferojë këto të dhëna edhe jashtë vendit.

  1. KOHËZGJATJA E FSHEHJES SË TË DHËNAVE PERSONALE

8.1. Të Dhënat Personale fshihen, shkatërrohen ose anonimizohen nga Anadolu Ajansı në rast të zhdukjes së shkaqeve që kërkojnë përpunimin e tyre, edhe nëse ato janë përpunuar në përputhje me ligjin KVKK dhe dispozitat e tjera relevante ligjore.

8.2. Anadolu Ajansı mund të ruajë të Dhënat Personale në përputhje me ligjin KVKK në afat të caktuar me rregulloren relevante, për përdorim në kuadër të çfarëdo mosmarrëveshjeje të mundshme. Të Dhënat Personale të ruajtura në këtë rast nuk qasen për ndonjë qëllim tjetër dhe janë të qasshme vetëm kur është e nevojshme të përdoren në mosmarrëveshjen përkatëse ligjore.

  1. TË DREJTAT E PRONARIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

9.1. Në kuadër të ligjit KVKK dhe rregullores relevante, pronarët e Të Dhënave Personale kanë të drejtë:

· Të mësojnë nëse të Dhënat Personale të tyre përpunohen ose jo,

· Të kërkojnë informacione nëse të Dhënat Personale të tyre janë përpunuar,

· Të mësojnë qëllimin e përpunimit të të Dhënave Personale të tyre dhe nëse janë përdorur në përputhje me qëllimin e tyre,

· Të mësojnë personat e tretë të cilëve u janë transferuar të Dhënat Personale brenda apo jashtë vendit,

· Të kërkojnë përmirësim në rast se të Dhënat Personale të tyre janë përpunuar në mënyrë të mangët ose të gabuar dhe informimin e personave të tretë të cilëve u janë transferuar të Dhënat Personale në lidhje me procedurën,

· Të kërkojnë fshirjen ose shkatërrimin e të Dhënave Personale në rast të zhdukjes së shkaqeve që kërkojnë përpunimin e tyre, edhe nëse ato janë përpunuar në përputhje me Ligjin 6698 dhe dispozitat e tjera relevante ligjore, dhe informimin e personave të tretë të cilëve u janë transferuar të Dhënat Personale në lidhje me procedurën,

· Të kundërshtojnë shfaqjen e ndonjë pasoje kundër personit nga analizimi i të dhënave të përpunuara në mënyrë eksluzivisht automatike,

· Të kërkojnë mënjanimin e dëmit nëse personi është dëmtuar si rezultat i përpunimit të të Dhënave Personale në kundërshtim me ligjin.

9.2. Si pronar i të Dhënave Personale, ju mund t'i drejtoni kërkesat tuaja në mënyrë të hapur me identitet dhe të dhëna të qarta të adresës, me nënshkrim origjinal në mënyrë manuale, përmes postës ose kanaleve noterike, në adresën “Eti Mah. GMK Bulvarı No: 132 Çankaya/Ankara Anadolu Ajansı si Kontrollues i të Dhënave Personale, ose në postën e saj elektronike (....).

9.3. Para se Anadolu Ajansı të përgjigjet, ajo ka të drejtë të vërtetojë identitetin tuaj, ndërsa në kërkesën tuaj ju duhet të përfshini:

· Emrin, mbiemrin dhe, nëse kërkesa është me shkrim, nënshkrimin tuaj,

· Numrin amë të Republikës së Turqisë nëse jeni shtetas i saj, ose, nëse jeni shtetas i huaj, shtetin, numrin e pasaportit ose, nëse keni, numrin amë të shtetasve të huaj,

· Adresën e vendbanimit të përhershëm ose adresën e vendit të punës,

· Nëse keni, adresën e postës elektronike, numrin e telefonit dhe faksit, për njoftime,

· Temën e kërkesës,

dhe, nëse keni, të shtoni në kërkesë informacione dhe dokumente në lidhje me temën.

9.4. Nëse i dërgoni kërkesat tuaja deri te Anadolu Ajansı në mënyrën e specifikuar më lartë, Anadolu Ajansı do të përgjigjet me rezultat të kërkesës suaj sa më shpejt që të jetë e mundur dhe brenda afatit prej tridhjetë ditësh, pa pagesë. Përgjigja që do të jepet nuk do t'i nënshtrohet pagesës deri në dhjetë faqe. Për çdo faqe mbi dhjetë faqe, do të zbatohet tarifë prej 1 lire turke. Nëse përgjigja e kërkesës suaj jepet përmes një mjeti regjistrimi si CD ose memorie flash, kostoja që do të kërkohet nga Anadolu Ajansı nuk do të tejkalojë çmimin e mjetit të regjistrimit.