Impresum

ANADOLU AGENCY
Themelimi: 6 Prill 1920

"Anadolu Agency është themeluar duke pasur parasysh nevojën e informimit të brendshëm dhe të jashtëm, më të drejtë për opinionin publik"*

Në Emër Këshillit të Përfaqësuesve të Shoqatës të të Drejtave të Mbrojtjes së Rumelisë dhe Anadollit,
MUSTAFA KEMAL ATATÜRK


*Pjesë nga qarkorja e themelimit të AA

Kryetar i Bordit Drejtues, Drejtor i PërgjithshëmSerdar KARAGÖZ
Anëtar i Bordit DrejtuesProf. Dr. Yusuf ÖZKIR
Anëtar i Bordit DrejtuesDoç. Dr. İsmail ÇAĞLAR
Anëtar i Bordit DrejtuesDr. Öğr. Üyesi Büşra TOSUN DURMUŞ
Anëtar i Bordit DrejtuesMustafa AKIŞ
Ndihmës Drejtor i PërgjithshëmOğuz Enis PERU
Ndihmës Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor Ekzekutiv i PublikimitYusuf ÖZHAN
New Media Lajme RedaktimMustafa Fuat ER
AdresaGMK Bulvarı No:132 Çankaya ANKARA
E-mailyenimedya@aa.com.tr
Phone Number+90 312 999 20 00 (pbx)
Fax Number+90 312 231 21 74

SERDAR KARAGÖZ

(Jetëshkrim)

Serdar Karagöz u lind në Sakarya më 25 maj 1981. Karagöz i cili shkollën fillore, të mesme dhe gjimnazin e kreu në Stamboll, arsimin universitar e përfundoi gjithashtu në Stamboll në Departamentin e Shkencave Politike pranë Universitetit Bilgi. Ai poashtu në këtë universitet përfundoi programin e masterit në Fakulltetin Juridik në drejtimin për të Drejtat e Njeriut. 

Në vitin 2008 ai u bë pjesë e Grupit Mediatik Turkuaz si kandidat eksekutiv, ku gjatë një kohe të caktuar punoi në të gjitha departamentet e grupit. Karagöz në vitin 2010 në Universitetin New School në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi programin e masterit në drejtimin e Studimeve Mediatike, ndërsa pas shkollimit atje, filloi të punojë në Departamentin e Sindikatës së New York Times. Mes viteve 2012-2014 ishte Korrespondent i Diplomacisë në Kombet e Bashkuara për televizionin A Haber. Në këtë periudhë, nga njëra anë shkruante artikuj javor në lidhje me zhvillimet në SHBA për gazetën Sabah, ndërsa nga ana tjetër filloi faqen e internetit usabah.com për të ndjekur zhvillimet e rendit të ditës në SHBA.

Pasi u kthye në Turqi, Karagöz, punoi si Drejtor përgjegjës për Lajmet e Jashtme për gazeten Sabah, ku gjatë kësaj periudhe filloi përgatitjet për themelimin e gazetës Daily Sabah dhe në shkurt të vitit 2014 u bë kryeredaktori themelues i gazetës Daily Sabah. Në tetor të vitit 2018, Karagöz u caktua me detyrë në TRT, ku ai u emërua si kryeredaktor i Kanaleve Ndërkombëtar të Lajmeve të TRT. Gjatë kësaj periudhe ai kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në suksesin e TRT-së në arenën mediatike globale, duke shtuar gjuhët arabe, gjermane, ruse dhe të Ballkanit në gjuhët e transmetimit të këtij institucioni. Karagöz që nga 7 prill 2021 vazhdon karrierën e tij si Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency, agjencisë globale të lajmeve të Turqisë.