Parimet e publikimit

Parimet e publikimit të Anadolu Agency për lajmet që do të transmetohen në situata lufte, përplasjeje, terrori, dhune dhe fatkeqësie natyrore, janë këta:

Anadolu Agency;

1. Ndërkohë kur realizon publikimin e lajmeve që nevojit e drejta e informacionit të publikut në situatat e luftës, përplasjes, terrorit, dhunës dhe fatkeqësive natyrore, merr parasysh të drejtat universale të njeriut, sigurinë kombëtare dhe rregullin publik dhe demonstron shembull të publikimit sipas përgjegjësisë së duhur.

2. Refuzon realizimin e publikimit i cili e shtyn shoqërinë drejt dhunës, terrorit dhe diskriminimit etnik ose që e orienton popullin drejt mllefit dhe armiqësisë duke respektuar ndryshimin klasor, gjuhësor, besimor, gjinor dhe rajonal.

3. Qëndron larg çdo publikimi dhe botëkuptimi i cili formon ndjenjat e urrejtjes mes njerëzve dhe bëhet shkak për frikë, kaos, armiqësi, panik dhe përçarje.

4. Tregon kujdes që publikimet e saj të mos jenë në cilësi dhe stil për nxitje ndaj dhunës, përhapje ndaj frikës, shkak i traumave, i dëmshëm për parimet e drejtësisë, nënvlerësues i nderit të njeriut, nxitje për diskriminim.

5. Lajmet në ndodhitë e luftërave, përplaseve, terrorit dhe dhunës i publikon pa i zmadhuar, duke u mbështetur në informacione objektive dhe me aq sa mundet në një burim kompetent. I përshtatet ndalesës së publikimit të autoriteteve kompetente.

6. Emrat e personave që kanë humbur jetën pas sulmeve terroriste, aksidenteve ose fatkeqësive natyrore, nuk i publikon pa i mësuar familjet e tyre paraprakisht.

7. Për shkak se e pranon si tëtë shenjtë jetën e njeriut, në ndodhitë e terrorit, dhunës dhe fatkeqësive natyrore, nuk bën publikim duke ofenduar të dëmtuarit dhe të afërmit e tyre.

8. Qoftë në luftë, përplasje, terror dhe fatkeqësi natyrore, merr për bazë mbrojtjen e privatësisë së personit dhe respektimin e nderit të të vdekurve.

9. Shmanget nga publikimi i pamjeve dhe fotografive që tregojnë ekzekutimin e dënimeve me vdekje dhe vdekjen e njerëzve duke vuajtur.

10. Nuk publikon pamje në plan të afërt të cilat bëhen shkak për tronditje psikologjike në publik dhe që marrin nën këmbë nderin e njerëzimit si dhe fotografi në plan të afërt të fytyrave të të vdekurve dhe të të plagosurve, trupave dhe gjymtyrëve të copëtuar.

11. Nuk bën publikim që mbartin cilësinë e propagandës në formë të drejtë ose të tërthortë të organizatave të krimit dhe të terrorit.

12. Gjuhën, zhargonin, përkufizimet, imazhet dhe nënkuptimet e organizatave terroriste nuk i përdor në mënyrë që të jetë ndihmës për propagandën e terrorit.

13. Në rastin kur jetohet çdo lloj fatkeqësie natyrore, dhunë ose ngjarje terrori, lajmet dhe pamjet që përfitohen iu transmetohen aboneve të saj duke marrë parasysh dobinë dhe solidaritetin shoqëror, nuk përfshin brendi dhe pamje sansasionale.