
TIRANË (AA) – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga do të fillojë nesër një vizitë dy ditore në Shqipëri, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, raporton Anadolu Agency (AA).
Jahjaga do të zhvillojë këtë vizitë zyrtare me ftese të Presidentit të Republikë së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Sipas axhendës së parashikuar, për nder të ardhjes së saj në Tiranë, fillimisht do të organizohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Presidence, ku do të pasojë takimi kokë më kokë. Gjithashtu do të realizohet edhe një takim mes dy delegacioneve përkatëse në Presidencë.
Nga burimet zyrtare nga Presidenca e Shqipërisë, mësohet se pas përfundimit të takimeve, Nishani dhe Jahjaga do të zhvillojnë një konference të përbashkët për mediat.
Bëhet e ditur se Jahjaga do të ketë takim edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.