BALLKANI

Shkup, organizohet aktiviteti "Travel weekend with Turkish Airlines"

Gjatë aktivitetit u prezantuan destinacionet dhe u dhanë informacione rreth Turkish Airlines

Dzihat Aliju  | 01.04.2026 - Përdıtësım : 02.04.2026
Shkup, organizohet aktiviteti "Travel weekend with Turkish Airlines" Burimi: THY

Shkup

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u organizua aktiviteti "Travel weekend with Turkish Airlines" (Fundjava e udhëtimit me Turkish Airlines), raporton Anadolu.

Në aktivitetin e organizuar në një qendër tregtare në Shkup, morën pjesë dhjetë agjenci që operojnë në vend.

Hapjen e aktivitetit e bëri Drejtoresha e Turkish Airlines për Maqedoninë e Veriut, Ulker Sule Aksoy, ndërsa u prezantuan destinacionet dhe u dhanë informacione rreth Turkish Airlines.

Gjatë aktivitetit, vizitorëve u prezantuan produkte si maketa avionësh, çelësa dhe suvenire, ndërsa në kuadër të një konkursi njohurish, katër persona fituan bileta të klasit “Biznes” drejt Stambollit.

Në fund të aktivitetit, ku morën pjesë mbi 3.000 persona, u zhvillua një short i veçantë ku dhjetë fitues fituan bileta falas për destinacione si Sejshellet, Maldivet, Bali, Miami, Kenia, Kuba, Sevilla dhe Porto.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın