Shpëtim Idrizi përshëndet fillimin e transmetimeve të AA në shqip
SARAJEVË (AA) - Reagime për fillimin e transmetimit të lajmeve në gjuhën shqipe ka pasur edhe nga Shqipëria, raporton Anadolu Agency (AA). Në një prononcim për AA, Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka përshëndetur fillimin zyrtar të transmetimit të lajmeve të AA edhe në gjuhën shqipe.
“Dua të përshëndes çeljen e zyrës së agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu” në shqip, çka për mendimin tim përbën një hap të domosdoshëm në drejtim të përafrimit të mëtejshëm të dy vendeve tona. Kjo zyrë besoj se do të shërbejë si një promovuese e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Turqisë, por edhe lidhjet aktuale mes dy kombeve tona duhet të promovohen dhe të forcohen në aspektin e vlerave kulturore, historike dhe ekonomike. Kjo edhe nëpërmjet urave lidhëse mes dy kombeve, teksa në hapësirën shqiptare jetojnë banorë me prejardhje turke si në Kosovë, apo në trevat shqiptare në Maqedoni dhe nga ana tjetër Turqia është shtëpia e miliona banorëve me prejardhje shqiptare. Jam i sigurtë se kjo zyrë do të shërbejë si një pasqyrë e intensifikimit të marrëdhënieve kulturore, historike deh ekonomike mes dy vendeve”- u shpreh Idrizi në reagimin e tij për Anadolu Agency (AA).
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
