jeta, archive

Zjarr në një biznes privat në autostradën Tiranë-Durrës, 5 të lënduar

Një biznes materialesh për mobilie në autostradën Tiranë-Durrës është përfshirë sot nga zjarri, ku si pasojë pesë persona janë lënduar nga djegiet dhe kanë pësuar asfiksim nga tymi.

13.04.2015 - Përdıtësım : 13.04.2015
Zjarr në një biznes privat në autostradën Tiranë-Durrës, 5 të lënduar

TIRANË (AA) – Një biznes materialesh për mobilie në autostradën Tiranë-Durrës është përfshirë sot nga zjarri, ku si pasojë pesë persona janë lënduar nga djegiet dhe kanë pësuar asfiksim nga tymi, ku dy prej tyre janë punonjës të zjarrfikëses që janë asfiksuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga informacionet paraprake të policisë mësohet se zjarri ka rënë në magazinat e një biznesi, që ishin të mbushura me tapetë, materiale për tapiceri mobiliesh, etj. Gjithashtu Policia ka bërë të ditur se pronari i biznesit në fjalë është shtetasi sirian Takson Ajaz.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse si dhe shërbimet e policisë së rendit dhe nga ngjarje janë lënduar dy punonjës, dy zjarrfikës dhe një person tjetër që ka tentuar të japë ndihmën e shpejtë për një të afërme të saj.  

Si pasojë e zjarrit të rënë në magazinat e biznesit janë asfiksuar nga zjarri dhe janë transportuar në spital shtetaset E.M 25 vjeçe punëtore, D.M, 47 vjeçe vjehrra e shtetases E.M. Të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në spitalin ushtarak ka vajtur shtetasi E.D, 40 vjeç, punonjës, i asfiksuar nga tymi,dhe djegie të lehta. Policia ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.   

Policia ka evakuuar të gjithë punonjësit që ndodheshin në magazinë si dhe personat përreth magazinës, ndërkohë kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın