jeta, archive

Vjeshta në Tiranë, një mozaik ngjyrash

- Gjatë ditëve të fundit, në Tiranë, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë, ka patur një mot të qëndrueshëm, pa luhatje të madhe temperaturash.

02.11.2014 - Përdıtësım : 02.11.2014
Vjeshta në Tiranë, një mozaik ngjyrash

TIRANË (AA) - Edhe pse jemi në stinën e vjeshtës, ngjyrat e gjelbërta nuk kanë marrë plotësisht fund në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kështu në parqet, lulishtet, dhe bulevardet  kryesore të Tiranës, përveç pranisë së pamjeve që të ofron vjeshta me të verdhën e saj karakteristike, ngjyra e gjelbër në pemët dekorative, apo edhe të tjera është akoma prezente, çka tregon për një vjeshtë të vonuar në kryeqytetin shqiptar.

Por në qytetet e tjera të vendit, për shkak se temperaturat janë më të ulta, prezenca e stinës së vjeshtës ndihem më shumë.

Gjatë ditëve të fundit, në Tiranë, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë, ka patur një mot të qëndrueshëm, pa luhatje të madhe temperaturash, dhe sipas shërbimit meteorologjik mund të vazhdojë dhe për disa ditë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın