
TIRANË (AA) - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Ernest Ndue Paluku, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, (Komisariati i Policisë Shkodër).
Anadoly Agency ka mësuar nga burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme se Plaku dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, të parashikuar nga nenet 248 dhe 105 i Kodit Penal.
Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Brendshme thuhet se: “Dyshohet se punonjësi i policisë Ernest Paluku, duke shfrytëzuar detyrën e tij funksionale, ka kërkuar favore seksuale nga shtetësja R.M, e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë, për të bërë një kallëzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj”.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se punonjësi i policisë Paluku, pas paraqitjes së shtetases R.M, për të bërë denoncim nuk e ka kryer detyrën funksionale sipas procedurave standarde, por duke shfrytëzuar postin i ka kërkuar asaj favore seksuale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.