Qyteti i Durrësit, aty ku vizitorët e huaj dhe vendas nuk shijojnë vetëm detin
Qyteti Durrësit i cili është edhe qyteti i dytë më i madh në Shqipëri dhe qyteti më i madh portal në vend, njihet si vendi që ofron plazhet më të populluara në vend, por ofron gjithashtu edhe turizmin kulturor, historik...

DURRËS (AA) - Si të gjithë qytetet e tjera bregdetare në Shqipëri, edhe Durrësi tërheq vëmendjen e turistëve të shumtë që vijnë nga vende të ndryshme të botës. Por për shkak se ka plazhe të shumta dhe për shkak të afërsisë që ka me qytetet e tjera të vendit, ky qytet bregdetar vizitohet nga një numër i konsiderueshëm vendasish, sidomos gjatë sezonit turistik në stinën e verës, që frekuentojnë plazhet e këtij qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteti Durrësit i cili është edhe qyteti i dytë më i madh në Shqipëri dhe qyteti më i madh portual në vend, njihet si vendi që ofron plazhet më të populluara në Shqipëri, por ofron gjithashtu edhe turizmin kulturor, historik dhe familjar për vizitorët vendas dhe të huaj. Durrësi është një qytet me kulture të hershme, për vete origjinën e tij të lashtë. Por ky qytet do të merrte një hov të zhvillimit ekonomik pas përmbysjes së regjimit komunist, pas vitit 1990, duke zhvilluar sektorin e turizmit, tregtisë, telekomunikacionit, etj.
Qyteti ka trashëguar sot shumë monumente dhe vlera historike të së kaluarës, qendra historike dhe arkeologjike si Amfiteatri, Torra Veneciane, Rrethoja Bizantine, Hamami, Muri rrethues i Kalasë, etj. Por qytetai ka pjesë të tij edhe qendra kulturore e fetare si rrënojat e Bazilikes ne Arapaj, kështjella e Rodonit, Xhamia “Fatih”, Xhamia e Madhe, Kisha katolike “Shën Luçia” etj.
Hamami është një godinë publike me arkitekturë tipike e periudhës osmane dhe është ndërtuar në shekullin XVIII në pjesën juglindore të qytetit. Është rikonstruktuar në vitin 1980.
Ndërsa Xhamia “Fatih”, i përket kohës së sulltan Mehmeti të dytë dhe nga të dhënat historike mësohet se është ngritur rreth viteve 1502-1503. Ndërsa Xhamia e Madhe u ndërtua në vitin 1938. Pas viteve 90 Xhamia e Madhe u rikthye në funksionin e saj si objekt kulti dhe ruajti arkitekturën fillestare. Ndërkohë në qytetin bregdetar është edhe Pallati I Mbretit Zog I parë, i cili u ndërtua në vitin 1937.
Pjesë e trashëgimisë historike të qytetit është edhe Mauzeleu i dëshmorëve, i ndërtuar në përkujtim të të rënëve të Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa Muzeu Arkeologjik është përuruar më 13 prill 2002, mbi bazën e materialeve të Muzeut të parë arkeologjik, i hapur më 13 mars 1951.
Një ndikim të rëndeshim Durrësi ka edhe në zhvillimin ekonomik të vendit për shkak se është qyteti më i madh portual në vend. 61 përqind e shkëmbimit të mallrave të import - eksportit në 6 muajt e parë të këtij viti në portin e Durrësit janë kryer me portet e tre shteteve: Turqi, Egjipt dhe Rusi, ndërsa pjesa tjetër realizohet me portet e 14 vendeve të tjera.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual, anijet tregtare që përpunohen në terminalin lindor dhe perëndimor për eksport dhe import kanë realizuar një vëllim të përgjithshëm prej 686 mijë ton mallra. Shtatë porte të Egjiptit dhe 14 të tjerë në Turqi janë pikat e nisjes dhe të mbërritjes së mallrave që janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë këtij gjashtë mujorit të parë të vitit 2015. Portet në Itali, Greqi, Ukrainë dhe Kroaci kanë me portin e Durrësit një shkëmbim prej 4-5 përqind të mallrave secili.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.