
TIRANË (AA) – Pas disa ditësh me temperatura të ftohta dhe reshje shiu, një fundjavë më diell është bërë dhe shenja përfundimtare e largimit të motit të ftohtë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).
Banorët e kryeqytetit shqiptar kanë shijuar rrezet e ngrohta të diellit në ambiente të ndryshme si, bare, restorante, në par, etj.
Destinacioni i pashmangshëm kafenetë dhe restrantet ishin të tejmbushura sot, por më të kënaqur duken fëmijët të cilët kanë gjetur rastin të luajnë në praninë e ngrohtësisë dhe hijeshisë së stinës së pranverës.
Nga ana tjetër një numër i madh i qytetarëve të Tiranës duket se zgjedhin lokalet dhe restorantet e periferisë apo ato jashtë Tiranës për shkak të nivelit të lartë të ndotjes në qytet.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.