jeta, archive

Patatet e skuqura mund të bashkojnë belgët

Peticioni është projektuar në mënyrë që UNESCO patatet e skuqura belge ti vendos në listën e specialiteteve të kuzhinës kombëtare.

06.12.2014 - Përdıtësım : 06.12.2014
Patatet e skuqura mund të bashkojnë belgët

BRUKSEL (AA) - Banorët e Belgjikës me rastin e "Javës së patateve të skuqura" kanë iniciuar një peticion për njohjen e patateve të skuqura si "pasurinë belge kulturore jomateriale," transmeton Anadolu Agency (AA).

Nismëtar i kësaj iniciative është Unioni i Prodhuesve të Patateve të Skuqura Belge (Unafri), të cilët presin që një numër i madh i qytetarëve të mbështesin këtë ide. Flanderia vitin e kaluar përfshiu patatet e skuqura në listën e trashëgimisë kulturore.

Objektivi është që edhe dy rajonet e mbetura të Wallonisë dhe Brukselit, gjithashtu të përfshijnë patate e skuqura në listën e trashëgimisë kulturore.

Peticioni është projektuar në mënyrë që UNESCO patatet e skuqura belge ti vendos në listën e specialiteteve të kuzhinës kombëtare.
Unafri u bëri thirrje qytetarëve belg që të bashkohen dhe të nënshkruajnë peticionin në portalin www.semainedelafrite.be website nën moton "Së bashku për patatet tona të skuqura belge".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın