jeta, archive

Në kufirin jugor të Maqedonisë nuk ka tensione, refugjatët në grupe të vogla kalojnë kufirin

Në vendkalimin kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ndodhet vetëm policia kufitare dhe mund të vërehen dhjetëra refugjatë

17.09.2015
Në kufirin jugor të Maqedonisë nuk ka tensione, refugjatët në grupe të vogla kalojnë kufirin

GJEVGJELI (AA) – Situata me refugjatët në vendkalimin kufitar greko-maqedonas është e ngjashme si dita e djeshme. Rreth 400 refugjatë, mëngjesin e sotëm në grupe kanë hyrë në territorin e Maqedonisë, të cilët u vendosën në qendrën e pritjes për refugjatë dhe me dy trena u transportuan për në vendkalimin kufitar verior me Serbinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendkalimin kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ndodhet vetëm policia kufitare dhe mund të vërehen dhjetëra refugjatë të cilët sipas policisë kufitare greke vijnë në këmbë për shkak se trafiku është pezulluar.

Në qendrën e pritjes së refugjatëve ndodhen rreth 400 refugjatë. Disa prej tyre natën e kaluan duke pritur për tu transportuar në kufirin verior. Ata thonë se u jepet ushqim, ujë dhe të gjitha sendet tjera të nevojshme, por theksojnë se do të vazhdojnë udhëtimin për në Evropë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın