jeta, archive

Në 17 aksidente ajrore në Evropë që nga 2001 kanë humbur jetën mbi 3.500 persona

Përplasje e djeshme e avionit në jug të Francës është vetëm njëri në serinë e aksidenteve ajrore tragjike të regjistruar në periudhën e 15 viteve të fundit në Evropë

25.03.2015 - Përdıtësım : 25.03.2015
Në 17 aksidente ajrore në Evropë që nga 2001 kanë humbur jetën mbi 3.500 persona

ANKARA (AA) - Aksidenti i djeshëm i avionit të kompanisë ajrore gjermane Germanwings, në jug të Francës në fluturimin Barcelona-Dusseldorf, ku humbën jetën 144 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, është vetëm njëri nga shumë aksidente ajrore tragjike të ndodhura në 15 vitet e fundit në Evropë.

Në aksidentet ajrore në Evropë këto 15 vite të fundit, kanë humbur jetën më shumë se 3.500 persona.

- 2014.
       Në aksidentin ajror në territorin e Ukrainës, pranë kufirit me Rusinë, më 17 korrik 2014 u rrëzua avioni i Malasyia Airlines i linjës Amsterdam-Kuala Lumpur. Nga ky aksident humbën jetën 285 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit, në mesin e viktimave kishte 196 qytetarë të Holandës.

- 2010
       Avioni i tipit Tupolev Tu-154, ku ndodhej Presidenti polak Lech Kaczynski, u rrëzua gjatë uljes në aeroportin rus Smolensk. Në këtë aksident jetën humbën 96 persona, përfshirë edhe presidentin Kaczynski si dhe një numër  i madh i elitës ushtarake dhe politike të vendit.

- 2009

Avioni Air France A330-200, i cili fluturonte nga Rio de Janeiro në kryeqytetin francez, ra në Oqeanin Atlantik më 1 qershor, 2009.  Në avion kishte 228 pasagjerë, ndërsa ekipet e shpëtimit arritën të gjejnë vetëm 50 trupa.

- 2008

Avioni Boeing 737 i linjës ajrore ruse Aeroflot u rrëzua në malet Urale, në afërsi të qytetit rus Perm. Aksident ajror ka ndodhur më 14 shtator 2008 dhe në mesin e 88 udhëtarëve nuk kishte të mbijetuar.
    Në të njëjtin vit në gusht avioni Bir Spanair ra në gjatë fluturimit nga aeroporti Madrid Barajas, ku humbën jetën 154 persona dhe u plagosën 18 të tjerë.

- 2007

Një përplasje e tmerrshme aeroplani ndodhi në Turqi më 30 nëntor 2007, kur avioni i kompanisë Atlasjet ra 12 kilometra nga aeroporti në Isparta. Jetën humbën 56 persona.

- 2006

Avioni i pasagjerëve i prodhimit rus, Tupolev-154 ra në veri të Donetskut në Ukrainë më 22 gusht 2007, ku vdiqën 170 persona. Po atë vit ra aeroplani rus S7 Airbus A-310 gjatë uljes në aeroportin e Irkutskut. Aksidenti, që ndodhi më 9 korrik, shkaktoi vdekjen e 124 personave, ndërsa 50 u shpëtuan. Airbus A-320 i kompanisë Armavia, më 3 maj 2006 ra në Detin e Zi, pranë qytetit të Soçit, ku humbën jetën 133 persona.

-2005

Fluturimi i linjave ajrore me 121 pasagjer të kompanisë Helios, i cili udhëtonte nga Qiproja në Pragë, më 14 gusht 2005, ra në veri të Athinës. Në këtë aksident ajror nuk kishte të mbijetuar.

-2003

Në rrëzimin e avionit Turkish Airlines pranë qytetit lindor turk Dijarbakir, gjetën vdekjen 76 pasagjerë dhe ekuipazhi. Avioni u rrëzua gjatë zbritjes.

-2002

Një nga aksidentet më të tmerrshme ajrore ndodhi më 27 korrik të vitit 2002 në qytetin Lviv në Ukrainën perëndimore. Avion ushtarak gjatë fluturimit manovrues ra në mesin e vizitorëve të mbledhur, dhe vrau 77 persona.  Aeroplani rus Tupolev-154, që mbante një ekskursion në Spanjë, më 1 korrik 2002, në jug të Gjermanisë u ndesh me një Boeing 757. Në këtë aksident ajror u vranë 71 presona, kryesisht fëmijë.

-2001.

Avioni i pasagjerëve, Scandinavian Airlines gjatë uljes në aeroportin Linate në Milano, më 8 tetor 2001, u përplas me një avion të vogël dhe u vranë 118 persona. Vetëm katër ditë më parë, më 4 tetor, një aeroplan rus Tupolev-154 në pronësi të Siberia Airlines, i cili fluturonte nga Tel Aviv në Novosibirsk shpërtheu në ajër, pastaj ra në Detin e Zi. Jetën humbën 78 pasagjerë dhe ekuipazhi.

 Një tjetër aeroplan rus Tupolev 154, gjatë fluturimit nga Jekaterinburg në Vladivostok, më 3 korrik 2001 ra afër qytetit të Irkutsk. Nuk pati të mbijetuar në mesin e 133 pasagjerëve dhe 10 anëtarëve të ekuipazhit.

- 2000

Më 25 korrik, avioni Concorde i kompanisë Air France, i cili fluturoi për në New York, ra në një hotel pranë kryeqytetit francez. Në aksidentin jetën humbën 113 persona. 

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın