Katër të vrarë në disa ngjarje në orët e fundit në Shqipëri
Bilancit të vrasjes së mbrëmshme në një komunës të Shkodrës së një vajze 19 vjeçare dhe plagosjes së dy personave i janë shtuar sot edhe 3 viktima të tjera, përkatësisht në Vlorë dhe Malësinë e Madhe.

TIRANË (AA) – Në orët e fundit Shqipëria është tronditur nga disa ngjarje kriminale, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 4 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bilancit të vrasjes së mbrëmshme në një komunës të Shkodrës së një vajze 19 vjeçare dhe plagosjes së dy personave i janë shtuar sot edhe 3 viktima të tjera, përkatësisht në Vlorë dhe Malësinë e Madhe. Nga informacionet paraprake të policisë bëhet e ditur se në Vlorë ka patur një konflikt mes dy kushërinjve, ku është qëlluar me thikë 50 vjeçari Ferdinant Mitro. Edhe pse ai ka marrë ndihmën e shpejtë ka gjetur vdekjen gjatë transportimit të tij për në spital.
Ndërkohë që ngjarja tjetër tragjike është shënuar në Malësinë e Madhe, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vdekur në një automjet. Bëhet fjalë për shtetasin P.Isufaj dhe bashkëshorten e tij Dorina. Lidhur me këtë ngjarje, policia e Shkodrës po heton në dy pista, atë të vetëvrasjes dhe vrasjes.
Kujtojmë se mbrëmë gjeti vdekjen edhe një 19 vjeçare, E.Tusha, ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur Kryebushat në Shkodër, ku ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të momentit në një nga lokalet e kësaj zonë dhe për pasojë kanë mbetur edhe dy persona të plagosur.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.