jeta, archive

Kanioni i lumit Cem, një “Kolorado” i Malit të Zi

Kanioni Cemi është një nga lokacionet më të mëdha botanike në Evropë, ndërsa përgjatë lumit ka shumë plazhe të bukura me rërë.

17.05.2015 - Përdıtësım : 17.05.2015
Kanioni i lumit Cem, një “Kolorado” i Malit të Zi

PODGORICË (AA) - Mali i Zi në hartat turistike të Evropës është i njohur me detin e tij, male të larta dhe disa liqene. Megjithatë, për Malin e Zi mund të thuhet se është vendi i kanioneve.

Edhe pse i njohur me detin Adriatik, parqet kombëtare, malet e larta, një pjesë e veçantë të ofertës turistike të këtij shteti të vogël, padyshim që përbëjnë kanionet. Kanioni më i madh në Evropë, kanioni i lumit Tara, ndodhet në Mal të Zi.

Në afërsi të Podgoricës, në rrugën drejt Tuzit rrjedh lumi Cem. Pikërisht kanioni i këtij lumi është një nga më të bukurit në Mal të Zi.

- Cemi nën Bjeshkët e Nemuna -

Lumi Cem buron në anën veriore të Bjeshkëve të Nemuna. Me rrjedhën e sipërme kalon përmes Shqipërisë, ndërsa në Mal të Zi hyn në jug të malit Suka e Mizdarkut dhe kjo pjesë e rrjedhës është 33 kilometra e gjatë. Rrjedh përmes një gryke të thellë, e cila gradualisht ngushtohet dhe zgjerohet. Kanioni është më i thellë në zonën kufitare me Shqipërinë, ndërsa thellësia e tij zvogëlohet në shtratin në drejtim të perëndimit.

Për disa arsye Cemi është tërheqëse për Malin e Zi. Pikërisht në këtë lumë janë ujëvarat e Niagaras, dhe gjithashtu në këtë lumë gjatë muajve të verës ka shumë notues.

Kanioni Cemit, veçanërisht është tërheqëse para ujëvarave të “Niagaras Falls”. Gryka e ngushtë, disa kilometra e gjatë, admirueseve të alpinizmit dhe kanionit, u ofron kënaqësi duke kaluar  në mes të shkëmbinjve në të dyja anët. Shumë admirues të kanionit këtë kanion e quajnë “Kolorado” malazeze.

- Kanion i Cemit, fsheh plazhe të bukura dhe oaze -

Kanioni i Cemit, paraqet një nga vendet më të mëdha botanike në Evropë, ndërsa përgjatë lumit ndodhen plazhe të bukura me rërë dhe vorbulle uji. Dashamirët e raftingut, kanoes, kajakimit, ngjitjeve malore dhe peshkimit, ky kanion ofron shumë opsione.

Nga organizata turistike e Podgoricës, për Anadolu Agency thonë se kanioni i Cemit, është atraksion i llojit të veçantë natyrorë, si dhe potenciali turistik i Podgoricës dhe Malit të Zi.

Gjatë vizitës së kanionit të Cemit, ekipi i Anadolu Agency takoi tre turistë nga Anglia të cilët kalonin përskaj kanionit. Edhe pse nuk ishin të disponuar për intervistë, ata thanë se kanioni i Cemit është diçka e veçantë.

"Ne jemi admirues të kanionit. Ne gjithandej botës kemi shëtitur duke vizituar shumë lumenj, gryka, male dhe kanione. Kemi dëgjuar se në Mal të Zi ka shumë kanione. Ky këtu është i mrekullueshëm", tha Phil, nga Birminghami i Britanisë së Madhe.

 

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın