jeta

Irak, 110-vjeçari siguron të ardhura duke shitur në rrugë

"Nuk dua të rri në shtëpi. Dua të punoj. Jam marrë gjithmonë me tregti që të mos varem nga askush", tha 110-vjeçari Ahmed Maruf Hasan, nga qyteti Sulaymaniyah, Irak.

Bekir Aydoğan, Hemin Othman Mohammed, Emrah Akbulak  | 26.04.2025 - Përdıtësım : 27.04.2025
Irak, 110-vjeçari siguron të ardhura duke shitur në rrugë Foto: Fariq Faraj Mahmood/AA

Sulaymaniyah

SULAYMANIYAH (AA) - Ahmed Maruf Hasan, 110-vjeçari nga qyteti Sulaymaniyah në Irak, e siguron jetesën e tij duke shitur fshesa dhe sende shtëpiake në rrugë.

Tregtari Hasan vazhdon profesionin e tij, të cilën e ka nisur në fëmijëri, duke ecur rrugë më rrugë me orë të tëra çdo ditë, pavarësisht moshës së tij.

Ai thotë se nuk dëshiron të jetë i varur nga askush dhe se të gjitha namazet i fal në xhami.

- Jeta e tij e gjatë dëshmon historinë e vendit

Duke folur për Anadolu, Hasan shpjegoi se në jetën e tij 110-vjeçare kanë ndodhur shumë zhvillime, duke përfshirë periudhën e fundit të Shtetit Osman, pushtimin britanik të Irakut dhe periudhën kur vendi drejtohej nga një monarki.

I moshuari, i cili thotë se fëmijërinë e ka kaluar në Sulaymaniyah dhe se që atëherë është marrë me këtë punë, tregon se ka pasur mundësinë të shkojë në Haxh në vitin 1974.

Tregtari Ahmed deklaron se në rininë e tij ka shkuar në Iran dhe Bagdad për të bërë biznes, ka sjellë mallra prej andej dhe ka punuar pa u lodhur.

- "Jam marrë gjithmonë me tregti që të mos jem i varur nga askush"

Hasan tha se edhe tani në rrugë shet sende shtëpiake dhe se kështu e siguron jetesën.

Lidhur me vullnetin e tij për të punuar pavarësisht moshës së tij, Hasan tha: "Nuk dua të rri në shtëpi, dua të punoj gjatë gjithë kohës. Gjithmonë jam marrë me tregti që të mos varem nga askush".

- Punon në rrugë me orë të tëra për të siguruar jetesën.

110-vjeçari Ahmed Maruf Hasan thotë se në xhami falet gjithmonë me xhemat dhe se shkon çdo mëngjes para se të thirret ezani.

Hassan tregoi se disa ditë udhëton tre orë dhe disa ditë deri në gjashtë orë për të shitur mallrat e tij.

Ai shtoi se rreth tij nuk ka mbetur asnjë i kësaj moshe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın