Turqia

Presidenti Erdoğan pret me ceremoni zyrtare kryeministrin irakian Sudani

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti me një ceremoni zyrtare kryeministrin e Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Türkiye

Mümin Altaş  | 08.05.2025 - Përdıtësım : 08.05.2025
Presidenti Erdoğan pret me ceremoni zyrtare kryeministrin irakian Sudani

Ankara

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti me një ceremoni zyrtare kryeministrin e Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Türkiye, raporton Anadolu.

Automjeti zyrtar i kryeministrit Sudani u prit në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan automjetin deri në derën e protokollit.

Presidenti Erdoğan e priti kryeministrin në derën e hyrjes kryesore të kompleksit presidencial. Pas pozicionimit të presidentit Erdoğan dhe kryeministrit Sudani në foltoren ceremoniale, u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve.

Kryeministri irakian përshëndeti trupën ceremoniale me shprehjen "Merhaba asker" (Përshëndetje ushtar). Në ceremoni kishte flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori, ndërsa u bënë të shtëna me top.

Erdoğan dhe Sudani pozuan për gazetarët para flamujve të dy vendeve. Erdoğan dhe Sudani kaluan në takime dypalëshe dhe ndërmjet delegacioneve ndërsa pas takimeve do të marrin pjesë në ceremoninë ne nënshkrimit të marrëveshjeve dhe në konferencën e përbashkët për media.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, kreu i YÖK (Këshilli i Arsimit të Lartë) prof. dr. Erol Özvar, kreu i MİT İbrahim Kalın, drejtori i industrisë së mbrojtjes Haluk Görgün, sekretari i përgjithshëm i presidentit Hakkı Susmaz, përfaqësuesi special i presidentit Erdoğan për Irakun Veysel Eroğlu, kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç dhe guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.