Dëbora shkakton vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore, zbardhet mali i Dajtit në Tiranë
Prezenca e borës në Tiranë është vetëm në Malin e Dajtit. Për shkak të kohës së keqe kanë dalë jashtë pune disa nënstacione dhe linja furnizimi në rajone të ndryshme të vendit.

TIRANË (AA) Ministria e Transporteve dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike kanë dhënë detaje për gjendjen në akset rrugore si dhe problemet me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga informacionet e dërguara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor deri në orën 12:30 të ditës së sotme, gjendja e kalueshmërisë së rrjetit rrugor në qarkun e Shkodrës ka qenë pa probleme.
Në qarkun e Mirditës, aksi Rrëshen – Tuneli Thirrë, po hidhet kripe, nuk ka bllokime të rrugëve dhe qarkullohet me zinxhirë.
Ndërsa në qarkun Kukës në aksin rrugor Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë, vazhdon pastrimi i aksit me borëpastruese dhe kalimi kryhet me zinxhirë.
Në qarkun Tiranë aksi Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, kalimi i mjeteve bëhet i detyrueshëm me zinxhirë, ndërsa aksi i Trau Dajt – Antena, kalimi kryhet me zinxhirë dhe vazhdon kriposja e aksit.
Gjithashtu prezenca e borës në Tiranë është vetëm në Malin e Dajtit. Ndërsa në Qarkun e Beratit dhe Fierit nuk raportohet për probleme.
Gjithashtu edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se, për shkak të kohës së keqe kanë dalë jashtë pune disa nënstacione dhe linja furnizimi në rajone të ndryshme të vendit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.