
SARAJEVË (AA) - Krahas pranisë së veprave historike si xhami, medrese, ura dhe hamamë të ndërtuara gjatë periudhës afërsisht 5 shekullore të Osmanllinjve në Ballkan ku ende vazhdojnë të jenë të pranishme traditat e asaj periudhe, kanë nisur edhe emocionet e muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Njerëzit kanë nisur të kryejnë blerjet në dyqane dhe tregje para muajit të Ramazanit, ndërsa nëpër xhami kanë filluar pastrimet e veçanta me këtë rast.
Gjithashtu për të shpërndarë ushqime gjatë muajit të Ramazanit janë krijuar pika për shpërndarjen e tyre si dhe janë krijuar "kuzhina popullore" ku të varfrit dhe të pastrehët mund të ushqehen.
Menjëherë para fillimit të Ramazanit "sulltani i 11 muajve" xhamitë në Ballkan janë pastruar dhe gjithashtu janë bërë përgatitjet e duhura për faljen e teravive të para në xhamitë historike të trashëgimisë Osmane.
Qytetarët e vendeve të Ballkanit për të përgatitur gatimet krahas frutave të freskëta dhe perimeve kanë nisur të blejnë edhe hurmat arabe të cilat janë të pashmangshme në tryezat e muajit të Ramazan.
Një numër i madh i restoranteve në Ballkan gjithashtu kanë nisur përgatitjet për prezantimin e menuve speciale të iftareve.
Edhe në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup po përjetohen emocionet në prag të fillimit të muajt të Ramazanit, ku predikuesi i xhamisë historike Murat Pasha, Sulejman Baki, tha se ardhja e Ramazanit në Maqedoni festohet me një entuziazëm të veçantë i cili entuziazmi i Rumelisë është shumë i ngjashëm me atë të Anadollit.
Baki duke theksuar se në muajin e Ramazanit ndaj nevojtarëve do të kryhen ndihma të ndryshme dhe do të organizohen iftare kolektivë, ka pohuar se bashki dhe organizata të ndryshme humanitare nga Turqia gjatë gjithë muajit të Ramazanit do të japin iftare kolektive në qytete të ndryshme. Ai ka shtuar më tej se gjithashtu do të shpërndahen 10 mijë paketa të ndihmave për nevojtarët.
- Edhe Kroacia, Serbia dhe Kosova janë të gatshëm për ramazanin -
Edhe muslimanët që jetojnë në Serbi kanë përfunduar përgatitjet e Ramazanit, ku janë pastruar xhamitë dhe janë kryer blerjet e nevojshme nëpër tregje.
Leyla Alomeroviç, Kryetarja e Shoqatës “Përpjekja” e cila operon nën drejtimin e Bashkësisë Islame të Serbisë ka theksuar se edhe pse në Beograd muslimanët janë në pakicë ata janë përgatitur në mënyrën më të mirë për fillimin e muajt të Ramazanit.
Alomeroviç, e cila ka pohuar se muaji i Ramazanit është një mundësi e rëndësishme për të kuptuar të mirat që Allahu na ka dhënë dhe të ndash ndjesinë e njerëzve të cilët nuk kanë për të ngrënë, ka theksuar se ajo beson se dashuria e adhurimeve dhe lutjeve që do të kryhen gjatë Ramazanit do të jenë fitimtarë ndaj çdo vështirësie.
Gjithashtu vazhdojnë përgatitjet për Ramazanin në restorantin turk në qendër të Beogradit ku pronari i tij Aytaç Ay duke theksuar se kanë përgatitur menu të veçanta, u shpreh se në menunë e iftarit për klientët do të ofrojnë hurma arabe, supëra, gjellë kryesore, ëmbëlsira, çaj dhe kafe turke.
Ndërsa në anën tjetër në xhaminë historike Bayraklı e cila është xhamia e vetme në qytet si traditë e çdo viti do të ofrojë iftare për nevojtarët.
Gjithashtu edhe në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë vazhdojnë përgatitjet, ku edhe këtu një nga preferencat e qytetarëve është hurma arabe. Disa restorante në Prishtinë me rastin e Ramazanit do të jenë të hapur nga iftari e deri në syfyr.
Ndërsa edhe "restoranti xhami" i cili shërben nën drejtimin e xhamisë së Zagrebit në Kroaci ka bërë përgatitjet e duhura ku në restorantin i cili do të jetë i hapur nga iftari deri në syfyr janë përgatitur menutë të cilat variojnë nga 8 deri në 16 euro. Gjithashtu për nevojtarët do të ofrohen çdo natë iftare.
- Rritet fryma e ndihmës -
Një veçori tjetër e muajit të Ramazanit është rritja e ndihmës dhe solidarizimit në këtë muaj.
Në kuadër të kësaj Shoqata e Ndihmës Sociale “Hasene” e cila operon në Gjermani para muajit të Ramazanit ka shpërndarë ndihma ushqimore për 2 mijë e 500 jetimë në Shqipëri.
Ndihmat ushqimore në Shqipëri me bashkëpunimin e Shoqatës “ALSAR” në pallatin e sportit Fahrije Hoti në Tiranë iu shpërndanë jetimëve të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
- "Autokolona e Bereqetit" sërish në Ballkan -
"Autokolona e Bereqetit" e organizuar nga Bashkia “Bajram Pasha” në Stamboll me sloganin "Vëllazëria nuk njeh kufij" edhe këtë vit do të jetë e pranishme për qytetarët në Ballkan.
"Autokolona e Bereqetit" e cila organizon për herë të 11 këtë aktivitet edhe me ndihmën e organizatave të shoqërisë civile do të ofrojë iftarë në 22 qytete të 9 shteteve. "Autokolona Bereket" këtë vit do të realizojë programet e iftareve dhe kulturore në Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Greqi, Kosovë dhe Shqipëri.
Autokolona e cila pritet të kryejë një udhëtim prej 60 mijë kilometra do të shoqërohet nga 4 maune, 2 autobusë, 4 minibusë, një gjenerator dhe një mjet i transmetimit live.
Kryetari i bashkisë “Bajram Pasha”, Gökhan Balekoğlu, ka theksuar se "Autokolona e Bereqetit " do të shërbejë për krijuar urë mes Ballkanit dhe Turqisë dhe të rrisë vëllazërinë.
Balekoğlu, i cili shpjegon se në të kaluarën ndoshta mes Turqisë dhe Ballkanit ka patur një shkëputje, u shpreh lidhjet të cilat janë rritur kohët e fundit do të forcohen edhe më tej me "Autokolonën e Bereqetit".
Ndërsa në anën tjetër edhe Drejtorie e Çështjeve Fetare të Turqisë gjatë gjithë muajit të Ramazanit do të ofrojë iftare kolektive dhe do të shpërndajë ndihma për nevojtarët në Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Shqipëri.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.