
PRISHTINË (AA) – 20 marsi 2015, ka ngjarë të jetë një ditë shumë e veçantë, për tri arsye: sot ndodhi zënia e plotë e Diellit; sot është dita e Ekuinoksit pranveror apo dita e parë e pranverës në hemisferën veriore ku dita dhe nata janë në kohëzgjatje të barabartë; si dhe 20 marsi është Dita Ndërkombëtare e Astrologjisë, të cilën astrologët dhe entuziastët e artrologjisë e konsiderojnë si “ditën e parë të vitit astrologjisë.
Zënia e Diellit apo eklipsi i sotëm , në asketin global ishte eklipsi total apo zënia e plotë e Diellit, më e madhe që nga 11 gushti i vitit 1999, në gjerësinë tonë gjeografike dhe një e tillë nuk do të përsëritet deri me 30 prill 2060 , gjegjësisht 3 shtator 2081.
Në Prishtinë, zënia e Diellit ishte e pjesshme, do të thotë gjysmëhije apo zënie jo e plotë e Diellit dhe fillojë në ora 09:38. Errësimi më i madh ndodhi në ora 10:46 ndërsa, gradualisht, hëna ia lëshoi sërish vendin Diellit, në ora 11:56 kur gjendja u kthye në normale. Kohëzgjatja e këtij spektakli astronomik në Kosovë zgjati 2 orë e 17 minuta.
Në Prishtinë, nga ana e Shoqatës së Astronomëve Amator të Kosovës është organizuar përcjellja kolektive e eklipsit të Diellit. Fëmijët e shkollave të mesme të kryeqytetit janë tubuar në sheshin kryesor Skënderbe, prej nga me ndihmën e teleskopëve dhe mjeteve tjera speciale optike për përcjelljen e zënies së Diellit e kanë përcjell këtë fenomen të bukur natyror.
Në bazë të dhënave në ueb faqen timeanddate.com (http://ëëë.timeanddate.com/eclipse/solar/2015-march-20) , zënia më e madhe e Diellit ka ndodhur pjesën e Evropës Veriore dhe të Oqeanit Atlantik.
Më saktësisht, eklipsi total më i madh ka ngjarë në qytetin Svalbard në pjesën veriore të Norvegjisë me 98% të errësimit, sikurse edhe në ishujt Luis ( Isle of Lewis) me 98% të zënies së Diellit, pastaj vijnë qyteti Torshavn në Ishujt Faro (Faroe Islands) me 94%, si dhe pjesa veriore e Evropës, përkatësisht Skandinavia.
Faza e plotë e zënies, fillojë në ora 10h 45m 39s sipas kohës qendrore evropiane dhe kohëzgjatja maksimale e vrojtimit të eklipsit total ishte 2 minuta e 47 sekonda.
Eklipsi apo zënia e pjesshme e Diellit është vrojtuar nga Evropa Qendrore dhe Jugore, përfshirë këtu edhe trojet tona, pastaj Afrika e Veriut dhe Azia Perëndimore.
Duhet theksuar se, rreth 90% e territorit të Evropës është gjysmë-errësuar ndërsa nga qytetet më të mëdha apo metropolet evropiane, kampione me errësim të Diellit ishte Londra, me 84%.
Përndryshe, eklipsi apo zënia e Diellit është fenomen i astrologjisë kur Hëna gjatë rrotullimit të saj rreth Tokës pozicionohet midis Tokës dhe Diellit, kështu që Dielli, Hëna e re dhe Toka në të njëjtën kohë gjenden në një vijë të drejtë.
Eklipset janë fenomene të bukura natyrore por njëkohësisht edhe të rrezikshme për shëndetin e syve të njerëzve sepse me rastin e zënies, Dielli rrezaton energji të fuqishme të rrezeve ultraviolete dhe infra të kuqe, prandaj, ka qenë e domosdoshme që eklipsi i Diellit të vrojtohet me xham të nxirë apo syze të errëta për saldim të cilat mbrojnë sytë për një shikim të shkurtër. Për përcjellje komplete të eklipsit të Diellit është dashur të përdoren syzet speciale të cilat thithin 100% të rrezatimit ultraviolet dhe 99% të rrezatimit të dukshëm.
Dita e parë e pranverës – Ekuinoksi Pranveror
Një ngjarje e cila rastisë shumë rrallë, që zënia e Diellit të përshtatet me ditën e parë të pranverës në vendin tonë dhe në përgjithësi në hemisferën veriore të globit, ka ndodhur sot me 20 mars.Më saktësisht, në ora 23 e 45 minuta të kësaj të premteje, dita dhe nata do të jenë me kohëzgjatje të barabartë dhe ky fenomen që njihet si Ekuinoksi Pranveror, shënon fillimin e pranverës në hemisferën veriore dhe në të njëjtën kohë, fillimi e vjeshtës në hemisferën jugore të Tokës.Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta, Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta.Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera ndërsa llogaritja verore e kohës do të fillojë vikendin e ardhshëm, natën në mes të 28 dhe 29 mars, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara.
20 marsi Dita Ndërkombëtare e Astrologjisë.
Krejt në fund, kjo ditë e veçantë e 20 marsit 2015, përveç të zënies së plotë të Diellit dhe Ekuinoksit Pranveror ka ngjarë të jetë edhe dita kur astrologët dhe entuziastët e artrologjisë e festojnë Ditën e tyre. 20 marsi konsiderohet nga astrologët si dita e parë e vitit të astrologjisë. Kjo është dita e parë e plotë e shenjës së Dashit, ku edhe fillon horoskopi, që për astrologët është shumë i rëndësishëm. Astrologët e shohin horoskopin si një rreth, Dashi është shenja e parë që e fillon rrethin, apo shpjeguar më thjeshtë fillon nga numri 12 i orës e edhe vazhdon lëvizjen në drejtim të saj.
Pra, 20 marsi 2015 ishte një ditë “tre në një”, tri kënaqësi astrologjie dhe fenomeneve natyrore që magjepsën botën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.