Jamal Khashoggi

Macron bisedë me princin saudit, kërkon ekspertë ndërkombëtare për Khashoggin

Mediumet franceze cituan burime të pallatit Elysee të kenë thënë se gati të gjithë liderët evropianë ndajnë pikëpamje të njëjta në lidhje me vrasjen e Khashoggit dhe do të veprojnë si një front i vetëm në këtë aspekt

Yusuf Özcan  | 30.11.2018 - Përdıtësım : 01.12.2018
Macron bisedë me princin saudit, kërkon ekspertë ndërkombëtare për Khashoggin

Paris

PARIS (AA) - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër të rastit me pricnin saudit të kurorës Mohammed bin Salman gjatë Samitit të G20-tës në Argjentinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bëhet e ditur, presidenti francez ka kërkuar nga princi saudit përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë në hetimin në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Macron po ashtu ka theksuar para Mohammed bin Salman nevojën për tranzicion në procesin politik në krizën e Jemenit.

Mediumet franceze cituan burime të pallatit Elysee të kenë thënë se gati të gjithë liderët evropianë ndajnë pikëpamje të njëjta në lidhje me vrasjen e Khashoggit dhe do të veprojnë si një front i vetëm në këtë aspekt.

Gjatë samitit, vëmendja ka tërhequr përshendetja e ngrohtë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe princit saudit të kurorës Mohammed bin Salman.

Khashoggi, gazetar saudit që punonte për gazetën The Washington Post, u vra pak pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Qeveria saudite ka ofruar sqarime të ndryshme nga njëra-tjetra në lidhje me vrasjen, duke e mohuar atë fillimisht, ndërsa më pas tha se vrasja ishte aksidentale dhe më në fund iu referua asaj si një operacion jashtë komandës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın