Fillon Samiti i Liderëve të G20-tës
Samiti do të ndiqet nga mbi tre mijë gazetarë nga mbarë bota, ndërsa marrin pjesë 19 liderë dhe 15 mijë persona, në mesin e të cilëve edhe delegacione nga Bashkimi Evropian

BUENOS AIRES (AA) - Samiti dyditor i Liderëve të G20-tës ka filluar në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryesuesi i radhës së samitit dhe presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, priti mysafirët në sallën e panaireve Costa Salguero.
- Macri: Për problemet globale, nevojiten zgjidhje globale
- Putin: Tërheqja e SHBA-ve nga Traktati INF mund të shkaktojë garë armësh
- Macron bisedë me princin saudit, kërkon ekspertë ndërkombëtare për Khashoggin
- Samiti i G20-tës, presidenti Erdoğan takon liderin kinez dhe atë holandez
Pas pritjes, liderët kaluan në mbledhjen me temë "E ardhmja e drejtë dhe e qëndrueshme" e cila ishte e mbyllur për mediat.
Pas mbledhjes, Macri priti liderët me ceremoni zyrtare, ndërsa më pas vijoi fotografia familjare.
Më tutje, Macri mbajti një fjalim në hapjen e samitit, ndërsa u zhvillua edhe sesioni i parë me temë "Vendosja e njerëzve në rend të parë, ekonomia globale, e ardhmja e jetës së punës dhe përforcimi i gruas".
Në përfundim të sesionit të parë, liderët zhvilluan takime bilaterale, si dhe morën pjesë edhe në evenimentin kulturor në teatrin historik Colon të Argjentinës.
Dita e dytë dhe e fundit e samitit do të fillojë me sesionin "Krijimi i konsensusit - Zhvillimi i qëndrueshëm dhe qëndrueshmëria e klimës". Ky sesion pritet të zgjasë një orë e gjysëm, ndërsa më pas do të mbahet sesioni i tretë dhe i fundit i samitit. Tema e sesionit të tretë është "Përvetësimi i mundësive - Infrastrukura, energjia dhe e ardhmja e qëndrueshme e ushqimit".
Samiti do të përfundojë me nënshkrimin e deklaratës së liderëve të G20-tës, prezentimin e kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe për G20 në vitin 2019, si dhe me fjalimin përmbyllës të presidentit të Argjentinës, Macri.
Samiti do të ndiqet nga mbi tre mijë gazetarë nga mbarë bota, ndërsa marrin pjesë 19 liderë dhe 15 mijë persona, në mesin e të cilëve edhe delegacione nga Bashkimi Evropian (BE).
Në Buenos Aires janë marrë masa të gjera të sigurisë, ndërsa në anën tjetër janë organizuar shumë protesta për shkak të G20-tës. Gjatë samitit do të jenë të angazhuar mbi 20 pjesëtarë të zbatimit të ligjit. Në qytet janë mbyllur gjashtë zona për trafik, kurse në transportin publik ndodhin ndërprerje për shkak të masave të sigurisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.