Bota

Samiti i G20-tës, presidenti Erdoğan takohet me liderë botërorë

Takimet e ndara të presidentit turk me presidentin kinez, me kryeministrin holandez dhe me presidentin e Kilit u zhvilluan me dyer të mbyllura në Qendrën Costa Salguero në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires

Enes Kaplan  | 01.12.2018 - Përdıtësım : 01.12.2018
Samiti i G20-tës, presidenti Erdoğan takohet me liderë botërorë Foto: Murat Kaynak / AA

Buenos Aires

BUENOS AIRES (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në margjinat e Samitit të Liderëve të G20-tës, ka takuar presidentin e Kinës, Xi Jinping, kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe presidentin e Kilit, Sebastian Pinera, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimet e ndara të presidentit turk me presidentin kinez, me kryeministrin holandez dhe me presidentin e Kilit u zhvilluan me dyer të mbyllura në Qendrën Costa Salguero në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires.

Takimi Erdoğan-Rutte zgjati rreth 50 minuta, ai Erdoğan-Jinping rreth 30 minuta, ndërsa ai Erdoğan-Pinera zgjati rreth 35 minuta.

Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan, zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın dhe Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë Fahrettin Altun.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.