Tuğrul Çam
11 Nëntor 2015•Përditësim: 11 Nëntor 2015
WASHINGTON (AA) - Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, kanë njoftuar se presidenti amerikan Barack Obama në Samitin e liderëve G20 që do të mbahet në Antalya të Turqisë me liderët e tjerë do të diskutojë edhe për çështjen e Sirisë dhe luftën kundër DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest në lidhje me Samitin e liderëve G20 ka thënë se liderët e 20 ekonomive më të mëdha të botës në takimin e tyre në Antalya në përgjithësi do të diskutojnë për ekonominë ndërkombëtare, ndërsa Obama më homologët e tij do të diskutojë edhe për çështjen e Sirisë dhe luftën kundër DAESH-it.