Barışkan Ünal
18 shtator 2015•Përditësim: 18 shtator 2015
WASHINGTON (AA) - Ambasadori i ri i Kubës, Jose Cabanas i emëruar në Washington në kuadër të procesit të normalizimit të nisur mes SHBA-së dhe Kubës fillon zyrtarisht detyrën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Cabanas në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë sëbashku me disa ambasadorë të sapoemëruar të vendeve të huaja i paraqiti letrat kredenciale presidentit amerikan Barak Obama.
Cabanas i cili kryen detyrën e përfaqësuesit diplomatik në Kubës në Washingot që prej viti 2012, pas 54 vitesh është ambasadori i parë i Kubës që emërohet në Washington.
Dy vendet pas deklaratës historike të bërë në dhjetor të vitit të kaluar nga Obama në lidhje me normalizimin e marrdhënënieve patën nisur negociatat për emërimet e ambasadorëve në mënyrë të ndërsjellë.
Pas gjysmë shekulli për herë të parë më 11 prill, Presidenti i SHBA u takua ballë për ballë me Presidentin e Kubës ku dhe më 14 prill qeveria e Obamës mori vendimin për heqjen e Kubës nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin.
Ndërsa në muajt e verës dy vendet patën hapur në mënyrë të ndërsjellë ambasadat.