Mustafa Bağ
30 shtator 2015•Përditësim: 30 shtator 2015
KABUL (AA) - Operacioni në shkallë të gjerë i nisur nga forcat e sigurisë afgane për të rimarrë sërish rajonin Kunduz mbështetet edhe nga forcat speciale të NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Brain Tirbus, zëdhënësi i forcave të SHBA-së që shërbejnë në Afganistan në kuadër të NATO-s në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se ushtarët e koalicionit në çështjet e mbështetjes dhe udhëzimeve po ndihmojnë forcat e sigurisë afgane, dhe gjithashtu ai nuk ka pranuar të japë hollësi në lidhje me numrin dhe vendndodhjen e ushtarëve në rajon.
Ndërsa një zyrtar afgan i cili dëshiron të mbetet anonim ka theksuar se të huajt në Kunduz përbëhen nga ekspertë ushtarakë amerikanë, britanikë dhe gjermanë.
Teksa theksohet se mbi 5 mijë ushtarë afganë janë të gatshëm dhe kanë rrethuar Kunduzin, theksohet gjithashtu se së bashku me rojet lokalë ky numër arrin në 7 mijë.
Mësohet gjithashtu se ushtria afgane ende nuk ka nisur ofensivën e saj kundrejt militantëve talebanë që kanë marrë nën kontroll qendrën e Kunduzit dhe se shumica e ushtarëve janë duke pritur në bulevardin kryesor dhe në rajonin Tahhar i cili ndodhet mes Baglan dhe Kunduz.
Teksa konfliktet e armatosura vazhdojnë në rajonet përreth qytetit theksohet se avionët e NATO-s dhe të SHBA herë pas here mbështesin forcat afgane me sulmet ajrore.
- Kreu i shërbimeve inteligjente afgane kërkon falje-
Ndërsa komandantët e nivelit të lartë dhe kreu i shërbimeve inteligjente afgane, Rahmetullah Nebil i thërritur në parlamentin afgan para deputetëve kanë dhënë informacione në lidhje me operacionet.
Nebil ka pohuar se: "Nuk mundëm ta parandalonim që Kunduz të merrej mos merrej nën kontroll nga talebanët. Si forca të sigurisë nuk kemi ndonjë arsye për të paraqitur në lidhje me situatën në Kunduz. Për këtë arsye kërkoj falje nga populli afgan dhe deputetët".