Muhammet Kurşun
30 shtator 2015•Përditësim: 30 shtator 2015
ERBIL (AA) - Forcat Pershmerge në Irak njoftuan se kanë shpëtuar dhe çliruar nga DAESH 10 fshatra në jugperëndim të Kerkukut, raporton Anadolu Agency (AA).
Mësohet gjithashtu se operacioni i Peshmergëve i nisur në orët e para të mëngjesit është mbështetur edhe nga avionët luftarakë të forcave të koalicionit. Peshmergët të cilët kanë bombarduar me armë të rënda pozicionet e vendndodhjeve të militantëve të DAESH kanë përparuar me ngadalë për shkak të minave që organizata terroriste kishte vendosur nëpër rrugë.
Kemal Kerküki, një prej komandantëve të Peshemergëve në rajon në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke theksuar se operacioni ka kaluar me sukses ashtu siç ishte parashikuar tha se kanë spastruar 10 fshatra nga DAESH. Kemal Kerküki, duke vënë në dukje se gjatë sulmeve ka patur të vrarë dhe të plagosur si nga DAESH ashtu edhe nga forcat Peshmerge, ka pretenduar se organizata terroriste ka pësuar një goditje të fortë.
Rajoni Havixhe në jug të Kerkukut ndodhet ende nën kontrollin e DAESH.