Meryem Kasım
24 shtator 2015•Përditësim: 24 shtator 2015
SANA (AA) - Përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës, i cili ndodhi sot në mëngjes para një xhamie në kryeqytetin e Jemenit, në Sana, gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit, e ka marrë përsipër organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata "Sina", e cila vepron në kuadër të DAESH-it, në rrjetin social Twiter njoftoi se sulmin para xhamisë Al-Balili në të cilën militantët shiitë kryenin lutjet, e kanë ndërmarrë ata
Konkretisht, sulmin vetëvrasës e ka realizuar Ebu Omer el-Hadidi, i cili aktivizoi bombën gjatë namazit të Bajramit, duke lënë të vdekur dhe të lënduar dhjetëra persona.
Kujtojmë se, së paku 25 besimtarë gjetën vdekjen, ndërsa disa të tjerë u plagosën në shpërthimin e dyfishtë të autobombave para një xhamie në kryeqytetin jemenas Sana gjatë faljes së namazit të Bajramit.
Jemeni që nga shtatori i vitit të kaluar është i përfshirë nga kriza politike dhe ajo e sigurisë, ndërsa kryeqytetin e vendit Sana që prej atëherë e kontrollojnë kryengritësit militantë shiitë.