Mustafa Melih Ahıshalı
20 shtator 2015•Përditësim: 20 shtator 2015
TEHERAN (AA) - Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif ka deklaruar se problemet mes Iranit dhe SHBA-së rrjedhin si pasojë e mosbesimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zarif në një konferencë për shtyp me homologun e tij holandez, Bert Koenders ka theksuar se rindërtimi i marrëdhënieve Iran-SHBA është i lidhur me zbatimin e premtimeve të SHBA-së të dhëna në kuadër të marrëveshjes së arritur për programin bërthamor.
Kryediplomati iranian u shpreh se:"problemet mes Iranit dhe SHBA-së rrjedhin si pasojë e mosbesimit. Populli dhe shteti i Iranit nuk i beson Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të qëndrimeve të drejtuesve të SHBA-së".
Zarif ka vazhduar më tej fjalën e tij duke u shprehur se: "Pas arritjes së marrëveshjes veçanërisht në bisedimet për programin bërthamor, deklaratat e drejtuesve amerikanë në vendin e tyre për të bindur opozitën kanë kontribuar për të rindërtuar besimin e humbur. SHBA-ja duhet të zbatojë me seriozitet premtimet e dhëna në këtë marrëveshje që të eliminojë një pjesë të besimit të humbur prej vitesh dhe gjithashtu me këtë rrugë të krijojë bazën për riformimin e marrëdhënieve me shtetin e Iranit".