B. Selçuk Aval
18 shtator 2015•Përditësim: 18 shtator 2015
MEKË (AA) - Një numër i madh i haxhinjve të ardhshëm këto ditë, në prag të festës muslimane të Kurban Bajramit vizitojnë shpellën Sevër (Sevr) në Mekë të Arabisë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo shpellë gjendet në kodrën e cila mban po të njëjtin emër, disa kilometra në juglindje të Mekës. Profeti i fundit i Zotit, Muhammedi a.s dhe shoku i tij hz.Ebu Bekri gjatë hixhretit (udhëtimit) nga Meka për në Medine kanë qendruar në këtë shpellë.
Një grup i haxhinjve nisen herët në mëngjes, për ta falur namazin e sabahut në ultësirën e kodrës Sevër. Pas kësaj ata ngjiten thuajse dy kilometra për të arritur në shpellën me të njëjtin emër. Njëri nga haxhinjtë e ardhshëm që është ngjitur në këtë shpellë është edhe Sinan Ay.
"Vështirë është të përshkruhet gëzimi që ndjej për momentin. O Zot i dashur mundësoju të gjithëve të vijnë këtu", tha Ay.
Sefer Sefer, një tjetër haxhi tregoi se ngjitja ishte e vështirë, por se ia vlen dhe se është i lumtur që ka arritur objektivin.
Shpella Sevër përmendet në librin e shenjtë të muslimanëve në Kur'an. Por, kjo shpellë nuk është e madhe dhe në të mund të arrijnë një numër i vogël i njerëzish. Burimet theksojnë se si Muhammedi a.s dhe hz.Ebu Bekri u strehuan në shpellën, pas çka merimanga lëshoi rrjetin në hyrje të saj, ndërsa pëllumbi ndërtoi folenë në atë vend. Më pas armiqtë e tyre menduan se shpella është e braktisur dhe u larguan pa i gjetur.