ANKARA (AA) - MELTEM BULUR - Ministri i Jashtëm turk, Feridun Sinirlioğlu duke vënë në dukje se pikëpamjet e Turqisë mbi Sirinë janë se Assadi nuk do të ketë ndonjë rol në rimëkëmbjen e vendit, por rusët theksojnë se këtë duhet ta vendosë populli i Sirisë, tha se "Populli sirian tashmë e ka dhënë vendimin e tij. Është e pa mundur që një njeri që ka hapur luftë ndaj popullit të tij të drejtojë vendin. Gjithashtu është e pa nevojshme që të zgjatet debati i kësaj çështjeje, ajo që është e rëndësishme është se si duhet të dalë Siria nga ky mjedis kaosi" raporton Anadolu Agency (AA).
Sinirlioğlu pas një takimi me homologun e tij rus, Sergey Lavrov në qytetin Soçi të Rusisë ka dhënë vlerësimet e tij për gazetarin e AA-së pas vizitës. Sinirlioğlu duke vënë në dukje se Siria krahas të qenit një prej çështjeve parësore ndërkombëtare ajo gjithashtu është një çështje e rëndësishme edhe për Turqinë e cila ndan një kufi prej 911 kilometra. Ai u shpreh se: "Kaosi ku gjendet Siria, përben drejtpërdrejtë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë në 4-5 vitet e fundit".
Duke vënë në dukje se dëshira e vetme e Turqisë është rindërtimi i stabilitetit dhe përfundimi i krizës në këtë vend Sinirlioğlu tha se këtë çështje e kanë diskutuar gjerësisht edhe me partnerët ndërkombëtarë.
Ministri Sinirlioğlu duke vënë në dukje se Rusia është një aktor shumë i rëndësishëm në këtë çështje ka shpjeguar se me qeverinë e Moskës çështjen e Sirisë e kanë vlerësuar mbi parametra të caktuara dhe se kanë diskutuar bashkë kërcënimet përsa i përket sigurisë dhe paqes ndërkombëtare.
Ministri Sinirlioğlu ka vazhduar më tej duke shprehur se: "Rusia ka vlerësime të ndryshme për shkaqet e situatës kaotike dhe të ngjarjeve. Gjithashtu edhe ne kemi vlerësime të ndryshme. Ajo që është e dukshme janë pikëpamjet e ndryshme në çështjen se çfarë dhe kush janë përgjegjësit e kësaj tabloje. Këtë e dinë të gjithë. Por jemi dakord që qëndrimi i Sirisë në këtë situatë është shqetësuese për të gjithë ne. Është kërcënim për të gjithë ne që organizatat terroriste të fuqizohen duke përfituar nga kjo situatë e cila ka shkaktuar probleme të sigurisë si pasojë e kaosit në Siri. Gjithashtu është e qartë se edhe Assadi nuk ka aftësinë për të rivendosur stabilitetin në Siri".
Sinirlioğlu duke rikujtuar kornizën e rënë dakord në Gjenevë nga komuniteti ndërkombëtare ai ka pohuar se në këtë bazë me një proces politik është propozuar që të dalë ndryshimi në Siri dhe stabiliteti të formohet mbi këtë ndryshim.
Ai duke u shprehur se "për të kryer këtë duhet të punojmë të gjithë së bashku për formimin e kushteve dhe duhet të ndërmarrin një pozicion të përbashkët" ka vënë në dukje se këto çështje i kanë diskutuar me Lavrov dhe duke vendosur në kllapa pikëpamjet e ndryshme kanë vlerësuar se mbi çfarë duhet bërë për adresimin e një zgjidhjeje politike për unitetin, integritetin dhe stabilitetin e Sirisë".
Ministri Sinirlioğlu ka shtuar gjithashtu se "Në ditët në vijim këto bisedime do të thellohen edhe më tej".
- "Pozicioni i Turqisë është i qartë"-
Sinirlioğlu duke vënë në dukje se pozicioni i Turqisë është i qartë në lidhje me Assadin, por se Rusia ka një qëndrim tjetër në lidhje me këtë çështje, ai ka cekur se të gjithë duhet të mbajnë në rradhë të parë në rendin e ditës zgjidhjen politike që kërkohet për të tejkaluar këtë ngërç ku ndodhet populli i Sirisë.
Duke vënë në dukje se nëse vërejmë krizën e refugjatëve në kohët e fundit do të kuptohet edhe më mirë se sa e nevojshme dhe emergjente është kjo Sinirlioğlu ka shtuar më te se: "Njerëzit ndodhen në një ngërç aq të pa shpresë saqë edhe pse janë në dijeni të rrezikut të madh bashkë me fëmijët e tyre duke rrezikuar jetën përpiqen të mbijetojnë, dhe kërkojnë një rrugëdalje. Kjo nuk ka asnjë anë të pajtueshme me dinjitetin njerëzor, dhe ndërgjegjen e njeriut që njerëzit e botës të qëndrojnë në heshtje kundër këtij ngërçi. Tradita dhe kultura jonë na kanë mësuar që të shpëtojmë jetën e fqinjëve tanë në vështirësi dhe ti ndihmojmë ato. Turqia në këtë pjesë ka hapur zemrën dhe dyert e saj për popullin sirian. Këtë nuk e kemi bërë për servilizëm apo për të kënaqur ndonjë. Ne këtë e bëjmë për njerëzimin dhe do ta vazhdojmë ta bëjmë. Ndërsa kur vërejmë qëndrimet e vendeve të tjera të përballuar me një situatë të ngjashme, në emër të njerëzimit padyshim që na vjen keq".
Ndaj pyetjeve "A ka ndonjë axhendë për thellimin e bisedimeve? A do të hidhen hapa të përbashkëta në këto bisedime? Sinirlioğlu është përgjigjur duke shprehur se "Pikëpamje të ndryshme kemi, por unë besoj se do të vijmë në një pikë të përbashkët për sa i përket objektivave sepse jemi të një mendimi në rëndësinë e stabilitetit të Sirisë".
Sinirlioğlu ka vlerësuar më tej se "të gjithë anëtarët me ndërgjegje të komunitetit ndërkombëtarë në kuadër të parimeve të caktuara duhet të kenë një qëndrim të përbashkët që Siria të dalë nga kjo situatë tragjike ku ndodhet. Kjo është mbështetja më e mirë që mund të jepet për zgjidhjen e situatës në Siri nga ato që përpiqen për të arritur këtë. Shpresojmë që Rusia do të veprojë bashkë me ne në bazën për të krijuar parimet që duhet të biem dakord për arritjen e një zgjidhjeje në Siri. Ne do të vazhdojmë ta kryejmë këtë".
- Problematika nuk është vetëm DAESH"-
Ndërsa në lidhje me koalicionin ndërkombëtare Sinirlioğlu duke vënë në dukje se është e pa mundur që të marrin pjesë në vlerësimet e Rusisë, ka theksuar se ekziston një problematikë dhe ndaj saj po kërkohet një zgjidhje, por fakti qëndron se në Siri nuk është i pranishëm vetëm problemi i DAESH, por ka edhe një çështje e cila është po aq parësore e cila është vendosja e stabiliteti në Siri duke ruajtur unitetin dhe integritetin e Sirisë.
Ministri Sinirlioğlu ka shtuar më tej se lufta kundër DAESH është patjetër e nevojshme, por se është e nevojshme që të luftohet së bashku për eliminimin e shkaqeve që e kanë nxjerrë në pah atë.
news_share_descriptionsubscription_contact
