ANKARA (AA) - Dhjetëra mijëra qytetarë me qëllim për të reaguar ndaj sulmeve terroriste të ndodhura kohët e fundit kanë marshuar me sloganin "Jo terrorizmi, po Vëllazërimit" nga sheshi “Sıhhiye” deri në rajonin e kuvendit të parë që ndodhet në rajonin Ulus të Ankarasë. Gjatë tubimit është hapur një flamur me përmasa të mëdha i cili është mbajtur nga mijëra pjesëmarrës. Marshimi përfundoi pas qëndrimit të nderit para kuvendit të parë dhe këndimit të himnit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra qytetarë me thirrjen e bërë nga 14 organizata punëtorëve dhe punëdhënësve që në orët e pasdrekes me flamujt në duar janë takuar përmes bulevardit “Ataturk” në zonën Ulus. Qytetarët janë nisur në shesh pa kontrollit të kryer në 7 pika të ndryshme dhe ato kanë marshuar me sloganet "Jo terrorizmit, po Vëllazërimit", "Martirët nuk vdesin, Atdheu nuk përçahet", "Mallkuar qoftë PKK".
Gjatë marshimit është hapur një flamur me përmasa 1 mijë e 500 i gjatë dhe 7 i gjerë i cili është mbajtur në duar nga të gjithë qytetarët me entuziazëm.
- "Sot është dita që ti dalim për zot njëri tjetrit dhe bashkimit tonë"-
Gjatë marshimit në krye të tij kanë qenë të pranishëm kryetarë dhe drejtues të organizatave dhe Sindikatave të ndryshme si kryetari i Bashkimit të Dhomave dhe të Bursave të Turqisë (TOBB), kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Nëpunësve (Memur-Sen), Konfederata e Sindikatave turke (Türk-İş), Türkiye Kamu-Sen, TZOB, TÜSİAD, MÜSİAD, Unioni i Avokatëve Turqi si dhe drejtues të 14 organizatave të punëtorëve dhe punëdhënësve.
Kryetari i Bashkimit të Dhomave dhe të Bursave të Turqisë, Rifat Hisarcıklıoğlu ka lexuar një deklaratë në emër të drejtuesve të organizatave të punonjësve të punëdhënësve.
Hisarcıklıoğlu duke vënë në dukje se gjithkush që ka marrë pjesë në këtë marshim i ka dalë për zot vendit, unitetit të popullit dhe të kombit ka theksuar se: "Të gjithë së bashku kemi treguar një qëndrim kombëtarë dhe vëllazërinë e kombit tonë. Të gjithë ne që jemi mbledhur këtu kemi pikëpamjet të ndryshme dhe mendime të ndryshme, por kemi pika të përbashkëta ku që të gjithë jemi bijtë e këtij atdheu. Teksa synohet dhe cenohet atdheu ynë, uniteti, qetësia, e ardhmja jonë ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur teksa tentohet të krijojnë vëlla vrasje dhe të krijojnë armiqësi. Prandaj ndodhemi së bashku të gjithë me flamurin tonë, ndodhemi këtu për të mbrojtur vëllazërinë e popullit tonë. Ndodhemi këtu për të nxjerrë në pah lojërat e pista që po luhen mbi vendin tonë, për të fikur zjarrin e të keqes që përpiqet të na ndajë. Ndodhemi këtu për ti treguar që jemi një dhe të bashkuar atyre që synojnë të prishin qetësinë tonë".
Hisarcıklıoğlu ka vazhduar më tej duke shprehur se: "Tani ndodhemi para kuvendit të parë ku janë hedhur themelet e Republikës së Turqisë së tanishme. Përfundimi i marshimit këtu ka një mesazh shumë të rëndësishëm. Ndodhemi në kuvendin e parë i cili është simboli i parë i dëshirës për të jetuar së bashku. Sot është dita që ti dalim për zot demokracisë, uniteti tonë. Ne u takuam këtu me vetëdijen për të qenë një qytetar i këtij vendi dhe që këtej e tutje do ta vazhdojmë me vendosmëri këtë. Ne do të jemi zëri i njerëzve që rreh me vëllazëri dhe paqe dhe jo i mbushur me zemërim. Ky popull është kundër terrorizmit dhe përkrah vëllazërinë. Ky atdhe, ky vend, ky flamur është i të gjithëve, që të gjithë së bashku jemi Turqi.
Marshimi përfundoi pas përfundimit të leximit të deklaratës së kryetarit Hisarcıklıoğlu dhe më pas rrugët e bllokuara u hapën një e nga një.
- 6 mijë forca policie në detyrë-
Sipas informacioneve të marra nga autoritetet e policisë në marshim morën pjesë afërsisht 70 mijë persona, ku dhe 125 mjete kanë ardhur nga jashtë Ankarasë.
Për mbarëvajtjen e marshimit dhe të çdo provokimi të mundshëm për sigurinë u mobilizuan afërsisht 6 mijë forca policie nga të gjitha njësitë policore të Ankarasë, të cilat janë mbështetur nga ajri edhe nga helikopterët.
news_share_descriptionsubscription_contact
