Bota

Turqi, mbeten në paraburgim 118 ushtarë të lidhur me FETO-n

Ushtarët në detyrë u mbajtën në paraburgim për shkak se "kanë qenë anëtarë të një organizate të armatosur terroriste", theksuan burimet gjyqësore

Diyar Güldoğan  | 18.12.2018 - Përdıtësım : 19.12.2018
Turqi, mbeten në paraburgim 118 ushtarë të lidhur me FETO-n

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Një gjykatë e Stambollit sot vazhdoi paraburgimin ndaj 118 të dyshuarve të FETO-s si pjesë e hetimit të infiltrimit të grupit terrorist në ushtrinë turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët në detyrë u mbajtën në paraburgim për shkak se "kanë qenë anëtarë të një organizate të armatosur terroriste", theksuan burimet gjyqësore.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e dështuar më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe rreth 2,200 të plagosur.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas fushatës së gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın