MUGLA (AA) - MUSTAFA CIFTCI - ALI BALLI - Vendpushim i njohur turk i Bodrum është shtëpi për një artist i cili i kthen ëndrrat e tij në realitet. Cuma Altintas bën skulptura të njerëzve dhe kafshëve që i sheh në ëndërr. Deri tani ka bërë rreth 2.000 skulptura, raporton Anadolu Agency (AA).
Altintas jeton i izoluar. Druvarët i sigurojnë dru të cilët ai i përpunon dhe në fund i ngjyros. Skulpturat i ekspozon para shtëpisë së drurit ku ai jeton dhe pastaj i shet. Ai e përshkruan veten si "njeriu që i ndjek ëndrrat e tij."
Altintas ka lindur në një vend të vogël afër Sivasit, por është shpërngulur në Bodrum para se ti mbushë shtatë vjet. Skulpturën e parë e ka bërë kur ishte shtatë vjeçar.
"Në ëndrra shoh kafshë të ndryshme. Menjëherë pasi zgjohem nga gjumi e bëj skulpturën e tyre", ka thënë Altintas. Ai ka shtuar që deri tani ka bërë rreth 2.000 skulptura dhe disa prej tyre i ka shitur.