Bota

HRW: Greqia i kthen me forcë emigrantët në Turqi

"Autoritetet në disa raste përdorin dhunë dhe shpesh konfiskojnë dhe shkatërrojnë gjërat e emigrantëve", thuhet në raportin e organizatës

Fatih Hafız Mehmet  | 18.12.2018 - Përdıtësım : 19.12.2018
HRW: Greqia i kthen me forcë emigrantët në Turqi

Ankara

ANKARA (AA) - Autoritetet greke të zbatimit të ligjit në Lumin Marica (Evros) në baza të rregullta i kthejnë azilkërkuesit dhe emigrantët në Turqi, tha Human Rights Watch (HRW) në një raport, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lumi, i cili rrjedh nga Bullgaria në Greqi dhe Turqi, shpesh përdoret nga emigrantët e parregullt që duan të kalojnë në Greqi nga Turqia.

"Autoritetet në disa raste përdorin dhunë dhe shpesh konfiskojnë dhe shkatërrojnë gjërat e emigrantëve", thuhet në raport.

Raporti përfshin gjithashtu një video që tregon emigrantë të rrahur dhe dëbuar mbrapa në Turqi nga autoritetet greke.

Todor Gardos, studiues i HRW-së për Evropën, i cituar nga organizata, ka thënë: "Njerëzit që nuk kanë kryer ndonjë krim, ndalohen, rrihen dhe largohen nga Greqia pa asnjë konsideratë ndaj të drejtave dhe sigurisë së tyre".

Gardos ka theksuar se autoritetet greke duhet menjëherë t'i hetojnë pretendimet e përsëritura për dëbime të paligjshme.

"Pavarësisht nga mohimet e qeverisë, duket se Greqia qëllimisht dhe pa u ndëshkuar, ua mbyll dyert shumë njerëzve që përpiqen të arrijnë në Bashkimin Evropian përmes kufirit Evros (Marica)", është shprehur Gardos.

Raporti thotë se HRW ka intervistuar 26 azilkërkues dhe emigrantë të tjerë në Greqi në muajin maj, tetor dhe nëntor në Turqi, dhe kanë përshkruar 24 incidente të dëbimeve përgjatë lumit Marica nga Greqia në Turqi.

"Shumica e incidenteve ndodhën midis prillit dhe nëntorit. Të gjithë ata që u intervistuan raportuan sjellje armiqësore ose të dhunshme nga policia greke dhe forca të paidentifikuara që mbanin uniforma dhe maska ​​pa shenja të njohura", theksoi raporti.

Raporti tregon se abuzimi ndaj emigrantëve përfshinte rrahje me duar dhe shkopinj, shqelmim dhe, në një rast, përdorim i asaj që duket të ketë qenë armë shokuese.

"Komisioni Evropian, i cili siguron mbështetje financiare për qeverinë greke për kontrollin e migracionit, duke përfshirë edhe rajonin Evros (Marica), duhet t'i kërkojë Greqisë t'i japë fund të gjitha kthimeve joformale të azilkërkuesve në Turqi, t'i nxisë autoritetet për të hetuar pohimet për dhunë dhe të hapin procedura ligjore kundër Greqisë për shkeljen e ligjeve të Bashkimit Evropian", thuhet në raportin e HRW-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın