Ata Ufuk Şeker
22 shtator 2015•Përditësim: 22 shtator 2015
BRUKSEL (AA) - Zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Bertaud tha se në Samitin e Liderëve të BE-së që do mbahet ditën e mërkurë për refugjatët do të diskutohet çështja e ndihmës financiare për Turqinë dhe vendet e Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Bertaud në një konferencë të mbajtur në lidhje me Samitin e Liderëve të BE-së tha se: "Në Samit do të diskutohet çështja e ndihmës financiare për Turqinë dhe vendet e Ballkanit"
Duke vënë në dukje se Komisioni është duke punuar bashkërisht me Këshillin, Bertaud ka theksuar se në takimet para Samitit do të përcaktohen masat që do të merren duke u diskutuar.
Bertaud në lidhje me ndihmën financiare që do të sigurohet për Turqinë ka vlerësuar se: "Në këtë pikë nuk mund të njoftoj propozimet financiare. Ky vendim ende nuk është marrë".
Ndërsa zëdhënësi i Komisonit Europian, Margaritis Schinas duke rikujtuar propozimin e Komisionit kundrejt refugjatëve tha se janë të vendosur për arritjen në një rezultat në lidhje me këtë çështje.
Duke vënë në dukje se Europa duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në krizën e refugjatëve Schinas tha se: "Është koha për të marrë vendim për krizën e refugjatëve".
Schinas duke shprehur se 24 vende anëtare të BE-së po përpiqen të marrin një vendim të përbashkët kundrejt refugjatëve ka theksuar se "ajo që është emergjente është se duhet të arrijmë një marrëveshje, këtë mbrëmje apo nesër".
Ndërsa në anën tjetër theksohet se liderët e BE-së ditën e mërkurë në Samitin që do të mbahet në Bruksel, do të bisedojnë për planin në lidhje shpërndarjen e kuotave ndaj vendeve anëtare për refugjatët.
Teksa Franca dhe Gjermania kërkojnë që çdo vend të jetë në pajtueshmëri të detyrueshme me propozimin e Komisionit të BE-së, theksohet se Hungaria dhe Republika e Çekisë janë kundër këtij plani.