Bedrudin Brlyavac
27 shtator 2015•Përditësim: 27 shtator 2015
BRUKSEL (AA) - Komisioner për Fqinjësinë europiane dhe Negociatat e zgjerimit, Johanes Hahn deklaroi se vala e re e refugjatëve mund të vijë nga Libani, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Fjala është tek shteti i brishtë në të cilën situata është tejet dramatike", theksoi Hahn. Ai më tej shtoi se është shumë i shqetësuar për shkak të situatës në Liban gjatë disa viteve të fundit.
“Më shqetëson zhvillimi i ngjarjeve në Liban. Nga ky vend mund të niset një valë e re e refugjatëve”, tha Hahn për “Welt”-in gjerman. Zyrtari i Bashkimit Evropian rikujtoi se në Liban tashmë gjenden 1.2 milionë refugjatë sirianë.
Ministrat e punëve të brendshme të BE-së këtë javë miratuan një plan rreth shpërndarjes së 120.000 refugjatëve brenda Bashkimit.