Macri: Për problemet globale, nevojiten zgjidhje globale
"Duhet të tregojmë se botës i nevojiten zgjidhje globale për problemet globale. Duhet të përfitojmë nga mundësitë që i kemi. Problemet mund t'i zgjidhim vetëm përmes dialogut", tha presidenti argjentinas në fjalën hapëse të samitit të G20-tës

Buenos Aires
BUENOS AIRES (AA) - Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, në fjalën e hapjes së Samitit të Liderëve të G20-tës, tha se "botës i duhen zgjidhje globale për problemet globale", raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e tij në samitin në të cilin marrin pjesë liderët e 19 vendeve dhe Bashkimit Evropian (BE), Macri rikujtoi se samiti i G20-tës organizohet për herë të parë në Argjentinë dhe shtoi se organizimi i këtij takimi në Argjentinën e cila ishte "lënë e vetmuar" për një kohë të gjatë, flet për mbështetjen që i jepet këtij vendi në arenën ndërkombëtare.
"Duhet të tregojmë se botës i nevojiten zgjidhje globale për problemet globale. Duhet të përfitojmë nga mundësitë që i kemi. Problemet mund t'i zgjidhim vetëm përmes dialogut. Të gjithë pajtohemi për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm", tha Macri.
"Kemi marrë përsipër kryesimin e G20-tës me bindjen se mund të kontribuojmë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe multilateralitetin. Në një botë me diversitete, prania e G20-tës shpërfaq rritjen e dialogut që respekton dallimet dhe veprime të bazuara në fusha të ndryshme", shtoi presidenti argjentinas, njëherësh kryesues i radhës i samitit të G20-tës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.