Politikë

Ministri Bushati vizitë në Argjentinë, takime me diasporën shqiptare

Në përmbyllje të vizitës së tij në Argjentinë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Bushati zhvilloi një takim të veçantë me një grup përfaqësuesish të diasporës shqiptare të Argjentinës, si një prej diasporave më të vjetra shqiptare në botë

Fatjon Cuka  | 03.11.2015 - Përdıtësım : 03.11.2015
Ministri Bushati vizitë në Argjentinë, takime me diasporën shqiptare

Tiran

 TIRANË (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Argjentinës, ku pati disa takime bilaterale me zyrtarë të lartë të këtij shteti, si dhe me diasporën shqiptare. Ai është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Kulteve, Hector Marcos Timerman, zëvendës presidentin e vendit dhe presidentin e Senatit, Amado Boudou,  kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Argjentinës, Guillermo Carmona, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka bërë të ditur se Bushati në takimin me kryediplomatin e Argjentinës,  vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kërkoi zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën tregtare, energjisë së rinovueshme, bujqësisë dhe turizmit. 

Palët diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në rajonet respektive dhe u ndalen në bashkëpunimin shumëpalësh, kryesisht në kuadër të organizatave ndërkombëtare si Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ku të dy vendet janë anëtarë. Dy Ministrat diskutuan dhe mbi rezolutat e miratuara në Këshillin e të Drejtave të Njeriut si "Lufta ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm" dhe rezolutën "Mbi Dënimin me Vdekje" si dy rezoluta që mbështeten nga Argjentina dhe Shqipëria në KDNJ.

“Ministri Bushati i kërkoi homologut Timerman që të ndërmarrë hapat e nevojshëm që do të mundësonin pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Dy Ministrat vlerësuan rolin e çmuar të diasporës shqiptare në këtë vend si pjesëmarrëse aktive në jetën demokratike të Argjentinës dhe si nja urë e rëndësishme për institucionalizimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”-thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. 

Në përmbyllje të vizitës së tij në Argjentinë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Bushati zhvilloi një takim të veçantë me një grup përfaqësuesish të diasporës shqiptare të Argjentinës, si një prej diasporave më të vjetra shqiptare në botë. Ministri Bushati i përgëzoi për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe u dhuroi disa kopje të Abetares shqipe, për nevojat e komunitetit në promovimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe tek brezat e rinj.

Gjithashtu, Ministri i ftoi ata, që si një prej diasporave më të vjetra në botë, të marrin pjesë në samitin e diasporës që do të zhvillohet në Tiranë në fillim të vitit 2016.  

  Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın