PRISHTINË (AA) – Dje në Zagreb, në moshën 85 vjeçare, ka ndërruar jetë akademiku, Aleksandër Stipçeviç, ilirologu i njohur botërore, me prejardhje arbëresh nga Zara, raporton Anadolu Agency (AA).
Stipçeviç ishte arkeolog, bibliograf, eseist dhe albanolog i cili kishte doktoruar në vitin 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët “ ndërsa, gjatë viteve 1970 -73 ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës, në katedrën e historisë, lëndën “Hyrje në arkeologji”. Në Universitetin e Zagrebit ai kishte ligjëruar nga viti 1971 deri në pensionim, më 1997, ku ishte edhe ushtrues i shumë funksioneve të larta dhe me përgjegjësi.
“Veprimtaria shkencore e Aleksandër Stipçeviçit, zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy prej tyre mbesin kryesore: arkeologjia edhe bibliologjia, kurse gjatë studimeve ka zgjua interes çështja ilire” thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave të Kosovës.
Për kontributin e tij jetësor në studimet albanologjike, profesori Stipçeviç është dekoruar edhe me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Bujar Nishani, presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
