arsim, BALLKANI

Elbasan, mbahet ceremonia e diplomimit për nxënësit e shkollës së Fondacionit Turk Maarif

Në ceremoninë e organizuar për maturantët në ambientet e shkollës në Elbasan ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke, mësues, nxënës dhe prindër

Fatjon Cuka  | 01.07.2025 - Përdıtësım : 01.07.2025
Elbasan, mbahet ceremonia e diplomimit për nxënësit e shkollës së Fondacionit Turk Maarif Burimi: Fondacioni Turk Maarif

Elbasan

Në Shqipëri është mbajtur ceremonia e diplomimit për nxënësit e Maarif Elbasan Campus, shkolla e Fondacionit Turk Maarif, transmeton Anadolu.

Në ceremoninë e organizuar për maturantët në ambientet e shkollës në Elbasan ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke, mësues, nxënës dhe prindër.

Në një njoftim nga zyra e Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri thuhet se të pranishëm në ceremoni ishin Selim Cerrah nga Bordi i Drejtuesve të Fondacionit Maarif, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit dhe Sporteve e Shqipërisë, Evis Kushi dhe zyrtarë të tjerë.

Sipas njoftimit, në fjalimet që mbajtën zyrtarët e pranishëm në ceremoni theksuan rëndësinë e dijes, këmbënguljes dhe vizionit në ndërtimin e së ardhmes.

"Në këtë ditë të paharrueshme, nuk munguan emocionet, duartrokitjet dhe krenaria në sytë e prindërve, mësuesve dhe gjithë stafit tonë, të cilët kanë qenë mbështetës të palëkundur në rrugëtimin e çdo nxënësi", thuhet në njoftim.

Fondacioni Turk Maarif, përveç Universitetit të New Yorkut në Tiranë, administron edhe disa institucione arsimore në sistemin parauniversitar në Shqipëri, si në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın