BALLKANI

Sarajeva zbukurohet me ndriçime festive me rastin e Ramazanit

Ndriçimet e vendosura në pika të ndryshme të qytetit për Ramazan, përfshirë figurën e hënës dhe yllit, kanë krijuar pamje tërheqëse

İsmail Özdemir  | 20.02.2026 - Përdıtësım : 20.02.2026
Sarajeva zbukurohet me ndriçime festive me rastin e Ramazanit Foto: Samır Jordamovıc / AA

Sarajevë

Bashçarshia, pazari historik në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinë, Sarajevë, është zbukuruar me ndriçime festive me rastin e muajit të Ramazanit, raporton Anadolu.

Si një nga qytetet ku ndihet më fort fryma e Ramazanit në Evropë, në Sarajevë vazhdojnë të ruhen traditat e trashëguara nga periudha osmane.

Ndriçimet e vendosura në pika të ndryshme të qytetit për Ramazan, përfshirë figurën e hënës dhe yllit, kanë krijuar pamje tërheqëse, veçanërisht në Bashçarshi.

Zbukurimet me drita në këtë zonë me vlera historike kanë tërhequr interes të madh si nga banorët e Sarajevës ashtu edhe nga turistët, ku shumë prej tyre po bëjnë fotografi për kujtim në këtë atmosferë festive.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, figura e hënës dhe yllit është një nga simbolet e rëndësishme të Islamit dhe gjendet edhe në flamurin e Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın