Presidentja Osmani shpreh mirënjohje ndaj Trumpit pas takimit të Bordit të Paqes
“Mirënjohëse ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump për lidershipin e tij të guximshëm, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqen në rajonin tonë”, ka deklaruar Osmani
Shkup
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje ndaj presidentit amerikan Donald Trump pas pjesëmarrjes në takimin inaugurures të Bordit të Paqes në Washington, transmeton Anadolu.
“Pata nderin të përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington. Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët anembanë botës në shërbim të paqes”, ka shkruar Osmani në platformën amerikane X.
“Mirënjohëse ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump për lidershipin e tij të guximshëm, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqen në rajonin tonë”, ka shtuar Osmani.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
