Schweinsteiger: Louis van Gaal do ta kthejë Manchester United në Ligën e Kampionëve
Louis van Gaal në sezonin e kaluar ngriti Manchester United në pozitën e katërt në Premier Ligë dhe kështu arriti të ketë ndeshje barazhi në të cilin për kundështar do ta ket ekipin Brugge.

LONDËR (AA) -Lojtari i Manchester United, Bastian Schweinsteiger, për gazetën "Bild" tha se beson që trajneri Louis van Gaal do ta kthej klubin në Ligën e Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Louis van Gaal në sezonin e kaluar ngriti Manchester United në pozitën e katërt në Premier Ligë dhe kështu arriti të ketë ndeshje barazhi në të cilin për kundërshtar do ta ketë ekipin Brugge.
"Jam i sigurt se klubi nën drejtimin e Louis van Gaal do të hyjë në një epokë të re, dhe premtoj se unë do të bëj çmos që me përvojën time të ndihmoj klubin për hyrjen në Ligën e Kampionëve", thot Schweinsteiger.
Ai vuri në dukje se erdhi në klubin anglez sepse kishte bashkëpunuar më parë me trajnerin holandez në Bayern.
"Kur e dini se si mendon trajneri dhe çfarë kërkon futbolli, atëherë është e lehtë për të marrë një vendim. Megjithatë, kryesisht kam ardhur për shkak të klubit, por edhe për faktin që trajner është Van Gaal", tha lojtari 31-vjeçar.
Schweinsteiger këtë verë nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me Manchester United, duke u bërë gjermani i parë në historinë e klubit nga "Old Trafford".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.