Koreano-jugori Chung Mong-Joon zyrtarisht kandidat për president të FIFA-s
"Arsyeja e vërtetë pse FIFA është shndërruar në një organizatë të tillë të korruptuar, qëndron në atë se një person dhe bashkëpunëtorët e tij këtu punuan afër 40 vjet. Pushtet absolut - Korrupsion absolut", tha Chung.

PARIS (AA) - Koreano-jugori, Chung Mong-Joon, 63 vjeç sot zyrtarisht shpalli kandidaturën e tij për president të Federatës së Futbollit Botëror (FIFA), raporton Anadolu Agency (AA).
Chung në konferencën për shtyp të mbajtur sot në Paris, tha se ishte "nder dhe privilegj" të shpallë kandidaturën për kreun e organizatës ombrellë të futbollit, pas së cilës iu referua ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter. Blatter më 2 qershor të këtij viti, dha dorëheqjen nga posti i tij ku kaloi 17 vjet si rezultat i skandaleve të korrupsionit që përfshinë FIFA-n
"Arsyeja e vërtetë pse FIFA është shndërruar në një organizatë të tillë të korruptuar, qëndron në atë se një person dhe bashkëpunëtorët e tij këtu punuan afër 40 vjet. Pushtet absolut - Korrupsion absolut", tha Chung.
Sipas tij, duhej më herët që ti kushtohej vëmendje anketës nga viti 2011, kur 95 përqind e njerëzve dhanë mendimin e tyre se "Blatter po shkatërron futbollin".
Chung i cili është ish zëvendës-president i FIFA-s sot në Paris "premtoi për ndryshime" pas zgjedhjeve presidenciale në FIFA, të cilat do të mbahen më 28 shkurt në Cyrih.
"Pas dekadave të zgjerimit të vazhdueshëm të rrethit të korrupsionit, FIFA ka nevojë për një lider, i cili mund të kthej sërish arsyen e shëndoshë, transparencën dhe llogaridhënien", tha Chung.
Duke iu referuar rivalit të tij, Michel Platini presidentit aktual të UEFA-s, i cili gjithashtu ka njoftuar kandidaturën e tij, Chung ka shtuar se ishte pikërisht ai që për vite kishte "mbështetur Blatter-in".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.