Sport, archive, world-sports

Kombëtarja U-19 e femrave e Shqipërisë, do të luajë dy miqësore me Bosnjen dhe Hercegovinën

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se miqësorja e parë do të zhvillohet në datën 18 gusht 2015 në “Sports Center Zenica”, ora 16:30

13.08.2015 - Përdıtësım : 13.08.2015
Kombëtarja U-19 e femrave e Shqipërisë, do të luajë dy miqësore me Bosnjen dhe Hercegovinën

TIRANË (AA) – Kombëtarja shqiptare në futboll U-19 e femrave e drejtuar nga trajneri Nevil Dede do të udhëtojë drejt Bosnjes dhe Hercegovinës për të zhvilluar dy ndeshje miqësore me kombëtaren boshnjake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se miqësorja e parë do të zhvillohet në datën 18 gusht 2015 në “Sports Center Zenica”, ora 16:30.

Ndërsa miqësorja e dytë ndërmjet ekipit shqiptar dhe atij të Bosnjës dhe Hercegovinës do të zhvillohet po në të njëjtin stadium në orën 10:00 në datën 20 gusht 2015.

Federata Shqiptare e Futbollit Trajneri ka konfirmuar se trajneri Nevil Dede për këto miqësore ka grumbulluar këto futbolliste: Djellza Musa, Ardiona Raxhimi, Valbona Lipe, Anxhela Aliu, Merva Gerbeti, Esmerlada Franja, Mjalinda Kadolli, Mirsada Skutina, Desantina Koldashi, Paula Jaku, Endrina Elezaj, Elmedina Shega, Egzona Zeka, Ajdena Mustafaj, Ambra Gjrgji, Uendi Muja, Alma Hilaj, Valbona Popa dhe Greis Domi.  

 

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın