Ibrahimoviç: Jam i lumtur në PSG, duan të jenë më të mirët dhe kjo më pëlqen
“Jam i lumtur, jam i lumtur aty ku jam tani. Kam edhe një vit kontratë me PSG-në", theksoi Ibra.

PARIS (AA) - Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimoviç ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të braktisë klubin francez edhe pse e kanë lidhur me disa klube europiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ibrahimovic ka deklaruar për "Bleacher Report" se është i lumtur në Ligue 1 të Francës dhe në klubin për të cilin aktualisht luan.
“Jam i lumtur, jam i lumtur aty ku jam tani. Kam edhe një vit kontratë me PSG-në", theksoi Ibra.
Ai vuri në dukje se në PSG ndjehet shkëlqyeshëm sepse luan me futbollistë cilësor.
"Këtu luaj me lojtarë të mëdhenj. Klubi në mënyrë konstante rritet dhe kanë ambicie të mëdha dhe dëshirën të jenë më të mirët. Kjo më pëlqen këtu. Un jam lojtar i PSG-së", ka thënë Ibrahimoviç.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.