
Ankara
Macja me emrin "Zeytin", e cila humbi syrin e djathtë dhe pësoi fraktura në shpinë pasi u godit nga një makinë në Bursa të Turqisë katër vjet më parë, filloi të ecë falë terapisë fizike dhe ushtrimeve.
Fizioterapistja Yağmur Denli, për Anadolu tha se Zeytin, e cila u adoptua nga një familje pas një aksidenti rrugor, filloi trajtimin dhe se syri i saj i djathtë iu hoq me ndërhyrje kirurgjike.
Denli deklaroi se pasi ky proces përfundoi, Zeytin, e cila kishte vështirësi në ecje, u soll tek ata për fizioterapi dhe shpjegoi se muskujt e maces ishin shumë të dobët kur ata filluan trajtimin.
Ajo deklaroi se bënë përparim në trajtim me ushtrime të tilla si terapia manuale, ushtrimet e ekuilibrit, kërcimi, gjimnastika pasive dhe ecja në pistë vrapimi, të cilat vazhduan pesë ditë në javë, dhe se përpjekjet e Zeytinit dhe terapitë e pandërprera në shtëpi të pronarëve kontribuuan ndjeshëm në këtë proces.
Denli tha se macja filloi të bënte hapa të vegjël dhe të ngrihej pak nga pak dhe shtoi se në fakt bëri një mrekulli. "Ne ishim shumë të lumtur. Edhe pse ndonjëherë është e 'turpshme' gjatë seancave, në përgjithësi i shijon ato", tha Denli.
"Zeytin dëshiron të ecë, është pak e frikësuar, po bën hapa të vegjël, por besoj se do t'ia dalë mbanë. Është premtuese tani. Më parë nuk ishte në gjendje as të qëndronte në këmbë, por tani mundet. Mund të ngrihet kur të dojë, edhe pa mbështetje. Bën hapa të vegjël. Kjo është arsyeja pse i besojmë asaj. Kam besim absolut tek ajo. Mendoj se edhe ajo beson tek unë, prandaj po përpiqet edhe më shumë të ecë", tha ajo.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.